106 m2 2 Dhoma 1 Banjo 0 Garazh Printo këtë faqe

Shitet Apartament (Penthouse) 106 m 2 , Rr. “Floresha Myteveli”, Korçë

Rruga Floresha Myteveli, Korçë, Albania

39,000 

Banka Amerikane e Investimeve nxjerr për shitje apartament (Penthouse) me sipërfaqe 106 m2 të ndodhur në rrugën “Floresha Myteveli”, Korçë. Godina ku ndodhet prona ka akses të menjëhershëm në rrugët kryesore rrugën “28 Nëntori” dhe Bulevardi “Fan Noli”. Prona ndodhet 80 metra në anën perëndimore të Bashkisë së qytetit. Ambjenti i brendshëm është i organizuar nga dy dhoma gjumi, një dhomë ndenje, kënd gatimi, korridor dhe tualet. Apartamenti ka organizimin si Penthouse dhe ka një pamje mahnitëse nga Mali i Moravës.

Ofrohet mundësi financimi nga ABI Bank për blerjen e pronës.

Të interesuarit duhet të paraqiten pranë cdo degë të bankës për të marrë informacionin e nevojshëm për paraqitjen e ofertës. Ofertat duhet të paraqiten me shkrim brënda datës 31 Maj 2018 ora 12:00. Ofertuesit duhet të derdhin 10 % të cmimit të mësipërm në një llogari të tyren pranë Bankës. Kjo shumë do të kthehet sipas rregullave të ankandit që gjënden pranë cdo degë të Bankës.

 

Vendodhja e Pronës