Terms

Home > Terms > Politikat e të dhënave personale

Politikat e të Dhënave Personale

Publikuesi në faqen e internetit

Banka Amerikane e Investimeve SHA

Rruga e Kavajës, Ndërtesa 27, Hyrja 1, Njësia Bashkiake nr. 10, Kodi Postar 1001, Tiranë. Kompani Aksionere Shqiptare me kapital aksioner prej 49’065’873.60 Euro, e regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Gjykate nr. 20830, datë 12 Shkurt 1999, me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm J91725007P.

Mbajtësi i faqes:

Impuls Studio shpk

Refuzimet ligjore

Redaktori dëshiron që përdoruesit e faqes të marrin parasysh pikat e mëposhtme:

Termat dhe kushtet për të hyrë dhe përdorur këtë faqe interneti

Kjo faqe internet ofron informacion për klientët dhe jo-klientët e Bankës Amerikane të Investimeve. Produktet dhe shërbimet e përshkruara në këtë faqe internet do të ofrohen dhe përdoren në përputhje me kushtet përkatëse kontraktuale dhe skedat e cmimeve dhe janë të rezervuara për klientët resident në Shqipëri. Kjo faqe internet rregullohet nga ligji shqiptar.

Informacioni i dhënë në këtë faqe internet

Kjo faqe përfshin informacione të dhëna nga kompanitë e jashtme, si dhe lidhje me faqe që nuk janë të zhvilluara nga Banka Amerikane e Investimeve. Përmbajtja e kësaj faqeje është e destinuar vetëm për informacion. Një lidhje në një faqe tjetër nuk tregon një miratim të asaj faqeje ose të përmbajtjes së saj. Ju jeni përgjegjës për përdorimin e informacionit të paraqitur në faqe të tilla në mënyrë kritike dhe të qartë. Botuesit nuk mund të jenë përgjegjës për informacionet, opinionet dhe rekomandimet e ofruara nga palë të treta. Të gjitha lidhjet në këtë faqë kërkojnë pëlqimin paraprak zyrtar të redaktorit. Ju kujtojmë lidhur me rreziqet që lidhen me transmetimin elektronik të të dhënave, duke përfshire vonesat, fshirjet dhe pasaktësitë. Informacioni është dhënë “sic është”, pavarësisht burimit.

Materiali në këtë faqe është përkthyer nga shqipja për lehtësi të lexuesit anglisht-folës. Megjithatë teksti shqiptar ka vlerë ligjore. Si pasojë, përkthimi nuk mund të përdoret për të mbështetur një pretendim ligjor, dhe as nuk duhet të përdoret si bazë e ndonje mendimi juridik. Banka Amerikane e Investimeve shprehimisht hedh poshtë cdo përgjegjësi lidhur me ndonje pasaktësi këtu.

Cmimi

Hyrja në këtë faqe është pa pagesë. Kjo nuk përfshin ofrimin e shërbimeve të internetit dhe shpenzimet e thirrjeve, të faturohen drejtpërdrejt nga operatorët.

Mbrojtja e të dhënave.

Në këtë faqe përdoruesi mund të hasë në forma apo formularë të ndryshëm, si për shembull: Aplikimet për punë apo kërkesë për informacion. Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. Banka Amerikane e Investimeve thekson se dhënia e të dhënave personale është një kërkesë opsionale të përdoruesi mundet ta japë vullnetarisht për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh. aplikim për punë).

Banka Amerikane e Investimeve siguron se të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga banka në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Banka Amerikane e Investimeve përdor masat e duhura të sigurisë dhe për të mbrojtur të dhënat kundër aksesit nga persona të paautorizuar dhe zbulimin e paautorizuar të informacionit, humbjes, manipulimit dhe shkatërrimit të informacionit.

Me plotësimin e cdo forme apo formulary dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pohon vërtetësinë dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij dhe pranon të drejtën bankës për përpunimin e brendshëm të informacioneve të plotësuara, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi. Këto të dhëna nuk i transmetohen palëve të treta të paautorizuara pa pëlqimin e klientit, sipas kuadrit të legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale. Banka garanton se do të përpunojë të dhënat persoanel përsa kohë është e nevojshme për të përmbushur qëllimin për të cilin janë mbledhur të dhënat personale ose përsa kohë është parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Bazuar në ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar përdoruesit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Bankës, të kërkojë të aksesojë të dhënat e tij personale si dhe të kërkojë korrigjimin apo fshirjen e tyre në përputhje me kufizimet ligjore.

Kërkesat për informacion:

  • Mbi produket dhe shërbimet bankare: kërkesa do të përpunohet nga Banka Amerikane e Investimeve në zonën e përdoruesit ose nga dega me të cilën vepron përdoruesi;
  • Informacione të tjera, si informacionet shpjeguese financiare dhe njoftimet për shtyp, kërkesat për sponsorizime; informacioni do të përpunohet nga Departamenti i Marketingut;
  • Nëse përdoruesi bashkëngjit një CV në baza speculative ose i përgjigjet një oferte për punë nëpërmjet seksionit të punësimit në faqen e internetit: aplikimi do të përpunohet nga departameni përkatës në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
  • Nëse përdoruesi dërgon informacione si sugjerime ose ankesa Departamenti i Ankesave do të merret me këtë hetim;
  • Ne mundet, që herë pas here t’u kërkojmë vizitorëve të plotësojnë online anketime të cilat mund të kërkojnë informacione personale kontakti (si psh. adresat e postës elektronike). Informacioni I kontaktit nga anketimet do të përdoret për të komunikar me vizitorin kur të jetë e nevojshme;
  • Nëse ju mendoni se privatësia juaj është shkelur ju mund të na kontaktoni në cdo kohë në një prej degëve tona në adresat e dhëna në faqen e internetit. Stafi ynë do të jetë I gatshëm t’ju ofrojë ndihmën e kërkuar.

Cookies

Kur ju hyni në këtë faqe, informacioni mund të ruhet përkohësisht në kujtesën e kompjuterit tuaj ose në hard diskun e tij për ta bërë më të lehtë për ju që të lëvizni në faqe. Nëpërmjet kësaj ju pranoni se keni qenë të informuar për këtë praktikë dhe autorizoni Bankën Amerikane të Investimeve të përdorë këto “cookies”.

Pronësia Intelektuale

Kjo faqe do të konsiderohet si një tërësi e pandashme. Informacioni që përmban është rreptësisht për përdorim personal. Kopjimi apo transmetimi I ndonjë ose të gjithë këtyre të dhënave nuk është I lejuar. Të gjitha të dhënat (tekst, tinguj dhe imazhe) të përfshira në faqet e kësaj faqe janë pronë e Bankës Amerikane të Investimeve ose partnerëve të saj. Kopjimi, shfaqja apo shpërndarja e të gjitha ose një pjesë të përmbajtjes së kësaj faqeje, përvec për qëllime personale, është e ndaluar me cdo mënyrë. Cdo moszbatim I këtij rregulli, përbën shkelje dhe mund të sjellë dënime civile dhe penale. Është rreptësisht e ndaluar të përdoret ose kopjohet emri “Banka Amerikane e Investimeve” dhe/ose logo e saj, individualisht ose sëbashku, për cfarëdo qëllimi, dhe në vecanti për qëllime reklamimi, pa pëlqimin paraprak me shkrim të Bankës Amerikane të Investimeve Sha.

Rreth Partnerëve tanë

Ndërsa Banka Amerikane e Investimeve bën përpjekje për të marrë informacionet e saj nga burime që konsiderohen të jenë të besueshëm, ajo nuk garanton se cmimet e kuotuara në faqen e saj janë të sakta, të besueshme, të plotë dhe të përditësuara. Cmimet e tregut të ofruara në faqen e Bankës Amerikane të Investimeve furnizohen nga Reuters për qëllime të informimit dhe janë të destinuara vetëm për përdorim personal. Këto cmime janë subjekt I ndryshimeve pa njoftim paraprak. Në përputhje me rrethanat, Banka Amerikane e Investimeve nuk pranon asnjë përgjegjësi të shprehur apo të nënkuptuar për saktësinë apo dhënien në kohë të një informacioni të tillë.

Shkarkimi apo kopjimi I programit apo informacione të tjera nga faqja e Bankës Amerikane të Investimeve nuk do të transferojë të drejtën e pronësisë për programin ose informacionin e përmendur. Ju nuk mund të kopjoni, qoftë tërësisht apo pjesërisht, të transmetoni, qoftë elektronikisht apo me mjete të tjera, modifikoni ose përdorni faqen e Bankës Amerikane të Investimeve për qëllime publice ose tregtare, ose të krijoni lidhje me këtë faqe internet pa pëlqimin paraprak me shkrim të Bankës Amerikane të Investimeve Sha. Të dhënat e ofruara në faqen e Bankës Amerikane të Investimeve Sha janë pronë ekskluzive e pronarëve të tyre përkatës.

X