Kushtet e përdorimit

Home > Kushtet e përdorimit > Këshillat e sigurisë

Këshillat e Sigurisë

Për Sigurinë Tuaj,

Mos ndani fjalëkalimin tuaj me dikë tjetër!

Ndryshoni fjalëkalimin rregullisht!

Krijoni dhe përdorni fjalëkalime që janë unike, dhe që nuk merren me mend lehtësisht nga dikush tjetër.

Fjalëkalimet që përmbajnë gërma, numra dhe simbole janë shumë më të vështirë për t’u gjetur nga dikush tjetër.

Fjalëkalimi juaj duhet të përmbajë të paktën 8 karaktere. Evitoni përdorimin e fjalëkalimit të Internet Banking për shërbime të tjera (p.sh. Hotmail, Yahoo, Facebook etj.) Mos shkruani asnjëherë Fjalëkalimet.

Banka Amerikane e Investimeve nuk do t’ju kërkojë ndonjëherë fjalëkalimin e llogarisë suaj Internet Banking. Nëse dikush e bën këtë atëherë ai/ajo nuk përfaqëson Bankën Amerikane të Investimeve.

Pas një numri tentativash të dështuara për të hyrë në llogarinë online, llogaria bëhet jo aktive.

Për të riaktivizuar llogarinë, kontaktoni shërbimin Help Desk të Bankës Amerikane të Investimeve.

Përdorni programe Antivirus dhe rifreskojini ato në mënyrë periodike. Nqs nuk bëhet rifreskimi i këtyre programeve ato nuk janë efektive.

Përdorni programe Firewall për të filtruar trafikun që hyn dhe del nga kompjuteri juaj.

Bëni përditësimet e sigurisë për programet e kompjuterit tuaj në bazë të instruksioneve të dhëna nga zhvilluesit e ligjshëm të këtyre programeve.

Mos aksesoni nëpërmjet Link-eve asnjë faqe që ju kërkon të jepni të dhëna personale, konfidenciale/sensitive apo faqe që ju kërkojnë të kryeni transaksione bankare.

Kontrolloni që adresa web e Internet Banking të jetë e saktë.

Mos përdorni e-banking nga kompjutera që janë për akses publike (internet café, etc).

Mos përdorni asnjëherë programe për shkarkim programesh ose file-ash “File Sharing” ose “Peer to Peer”. Shpeshherë ato përdoren për të hapur kanale komunikimi të fshehta piraterike nga dhe drejt kompjuterit tuaj të maskuar si programe për “file sharing” të padëmshme.

Asnjëherë mos dërgoni të dhëna konfidenciale nëpërmjet email-it, pavarësisht se kërkesa duket sikur ka ardhur nga një burim legjitim.

Kur ju hyni në llogarinë tuaj të Internet Banking juve ju thuhet se jeni duke përdorur një sesion të sigurt. Ju mund të siguroheni se jeni duke komunikuar duke përdorur një sesion të sigurt nëse adresa URL e Internet Banking fillon me https:// dhe më pas emri i saktë i faqes së Internet Banking.

Sa herë mbaroni punën me Internet Banking, ju lutemi të shtypni butonin “DIL” dhe gjithashtu të mbyllni browser-in (programin) e internetit.

Në rast aktiviteti të dyshimtë ose të pa autorizuar në llogarinë tuaj atëherë kontaktoni menjëherë shërbimin Help Desk.

X