Individë

Home > Individë > Kredi

Kredi Hipotekore - Pagamarrës

REGJISTROHU

Për të gjithë ju që dëshironi të merrni një shtëpi të re apo të rindërtoni shtëpinë tuaj ekzistuese, ABI Bank ju vjen në ndihmë me kredinë për shtëpi.

Nëpërmjet kësaj kredie, çdo klient individ mund të financojë blerjen, ndërtimin apo rindërtimin e shtëpisë së tij, me norma interesi konkurruese dhe kushte fleksibël, sipas qëllimit të financimit.

Banka Amerikane e Investimeve ofron:

  • Zgjidhje financiare të personalizuara sipas nevojave tuaja
  • Fleksibilitet në çdo hap të procesit
  • Këshillim të dedikuar dhe shërbim profesional

Normat e Interesit të Aplikueshme për Kreditë Residenciale

Monedha Klientë me të ardhura mujore fikse nga Paga / Qiraja
LEK Viti i Parë: Bono Thesari 12 Mujore + 1.50% (min 2.50%)
Pas vitit te parë: Bono Thesari 12 Mujore + 2.00% (mini 2.50%)
EUR Viti i Parë: Euribor 12 Mujor + 2.50% (min 4.00%)
Pas vitit te parë: Euribor 12 Mujor + 3.00% (min 4.00%)

Norma e interesit përcaktohen sipas qëllimit të financimit dhe profilit të klientit.

Shuma e Financimi

  • Shuma maksimale: deri në 1 Milion Euro (ekuivalent në Lekë).
  • Në varësi të vlerës së pronës që blihet, vlerës së kolateralit dhe monedha e të ardhurave kundrejt kredisë.
Monedha Qëllimi Financimi Të ardhura/Detyrime Kolateral
LEK Blerje banesë e parë 85% 40% 118%
LEK Blerje banesë e dytë/ qiradhënie 80% 35% 125%
EUR Blerje banesë e parë 75% 35% 133%
EUR Blerje banesë e dytë/ qiradhënie 70% 30% 143%
Të tjera Blerje njësi tregtare, truall/toke 60% 45% 167%

Afati i Kredisë Hipotekore

  • Kredi për Blerje Shtëpie/Ndërtim: Deri në 30 vite
  • Kredi për Investim: Deri në 20 vite

Komisione dhe tarifa të aplikueshme për kredinë

  • Komision disbursimi
    - 0% për blerje kredie nga banka te tjera
    - 1% e shumës së kredisë.
  • Tarifa e vlerësimit të kolateralit, sipas llojit të pronës.
  • Kosto noteriale (sipas tarifave të noterëve) dhe kosto bllokimi kolaterali në hipotekë (sipas ZRPP)
  • Sigurimi i detyrueshëm i pronës dhe i jetës, e rinovueshme çdo vit

Kërkesat për kolateral

  • Hipotekë mbi pronën e financuar ose pronë tjetër që banka e pranon si kolateral.
  • Vlerësimi kryhet nga vlerësues të autorizuar nga banka dhe kostot mbulohen nga Klienti.

Dokumentacioni i Kërkuar
Dokumentat që kërkohen për kredimarrësin, bashkëkredimarrësin dhe garantorin financiar.

Dokument Identifikimi

  • Kartë identiteti / Pasaportë
  • Certifikatë familjare

Dokumentacioni mbi të ardhurat

  • Nga punësimi: Vërtetim page vjetore (e-albania) dhe vërtetim kontributesh/lëvizje llogarie (6 muajt e fundit)
  • Nga qiraja: kontrata e qerasë, titull i pronësisë, lëvizje llogarie e kalimit të qerasë të paktën 6 muaj
  • Nga biznesi: të paktën 2 vite aktivitet të licencuar dhe 2 vitet e fundit rezultat financiar pozitiv.

Dokumentacioni mbi Pronën

  • Kontratë Shit-Blerje / Sipërmarrje
  • Dokumentacion i pronës, certifikatë pronësie
  • Dokumentacion i pronës që ofrohet si kolateral (origjina e pronës dhe Kartela e rifreskuar)
  • Në rast ndërtimi/rikonstruksioni, leje ndërtimi dhe/ose preventiv punimesh (nëse aplikohet)

Dokumentacioni që kërkohet është në varësi të tipologjisë së kolateralit.

Shembull Kredi Hipotekore

Elementët

Kredi Hipotekore
Kliente me te ardhura mujore fikse nga Paga / Qiraja

Shuma e financimit 8,000,000 Lekë
Monedha Lekë
Afati 25 vite
Bono Thesari 12 Mujore 2.730%
Norma e Interesit Variabël Viti i Parë: Bono Thesari 12 Mujore + 1.50% (minimumi 2.50%)
Pas vitit të parë: Bono Thesari 12 Mujore + 2.00% (minimumi 2.50%)
Kësti Mujor Vitin e Parë - 43,250 Lekë
Pas vitit të parë - 45,444 Lekë
Norma Efektive e Interesit (NEI) 5.21%
Komision Disbursimi (1.00%) 80,000 Lekë
Shuma totale e Interesit 5,606,839 Lekë
Shuma totale për t’u paguar 13,606,839 Lekë

Kredia në monedhë të ndryshme nga të ardhurat, rrit rrezikut nga luhatjet e kursit të këmbimit.
Interesi i bonove të thesarit (BTH) është subjekt ndryshimi, përcaktohet nga politika monetare e Bankës
së Shqipërisë.

Për të parë Fletën e Standardizuar të Informacionit Parakontraktor, jeni të lutur të drejtoheni te dokumentacioni më poshtë.
Për informacion më të detajuar në lidhje me Interesat e Kredisë shikoni Listën e Çmimeve.

Kujdes! Huamarrja kushton para!

_____________________________

*) Nëse norma e interesit në kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBOR-it ka rënë nën zero, kjo vlerë do të konsiderohet zero për llogaritjen e normës së interesit.

Dokumenta me rendesi:

X