Truall 300 m 2 & Ndërtesë (Vilë 3 Katëshe) 225 m 2 3 Dhoma 1 Banjo 1 Garazh Printo këtë faqe

Shitet Vilë 3-katëshe, 225 m2, në lagjen “Dunavat” Gjirokastër

Gjirokaster, Albania

75,000 

Banka Amerikane e Investimeve nxjerr për shitje truall dhe vilë në Lagjen “Dunavat” të qytetit të Gjirokastrës. Prona ndodhet shumë pranë Kalasë së Argjirosë dhe zonës turistike të qytetit. Është e përbërë nga një truall me sipërfaqe 300 m2 dhe ndërtesë (vilë) 3 katëshe me sipërfaqe 75 m2 për secilin kat. Kati përdhe funksionon si magazinë dhe garazh; kati i parë funksionon si sallon, kuzhinë gatimi dhe tualet; kati i dytë është i përbërë nga tre dhoma gjumi, një tualet dhe ballkon.

Ofrohet mundësi financimi nga ABI Bank për blerjen e pronës.

Të interesuarit duhet të paraqiten pranë cdo degë të bankës për të marrë informacionin e nevojshëm për paraqitjen e ofertës. Ofertat duhet të paraqiten me shkrim brënda datës 29 Dhjetor 2017 ora 12:00. Ofertuesit duhet të derdhin 10 % të cmimit të mësipërm në një llogari të tyren pranë Bankës. Kjo shumë do të kthehet sipas rregullave të ankandit që gjënden pranë cdo degë të Bankës.

 

Vendodhja e Pronës