Biznese të Vogla

Home > Biznese të vogla > Kredi

Financim: Letër Garanci dhe Letër Kredi

Letër Garanci

Letër Garanci është një Garanci e lëshuar nga një bankë në interes të një klienti i cili ka marrë përsipër të blejë mallra nga një furnitor dhe premton të paguajë çdo detyrim financiar furnitorit në rast mos përmbushjeje të detyrimeve.

Një letër garanci shpesh ndihmon firmat të menaxhojnë bizneset me palë të tjera me të cilat nuk do të kishin pasur rastin të bashkëpunonin, pa patur sigurinë e kësaj garancie bankare.

Klienti paguan një komision për lëshimin e Letër Garancisë.

Letër Kredi

Një letër e kredisë është një instrument financiar, një formë garancie mundësuar nga një bankë duke i dhënë garanci për pjesëmarrësit në tregtinë ndërkombëtare që pagesat për mallra dhe / ose shërbime të bëhen nëse plotësohen disa kushte të caktuara.

Letër Kredia është detyrimi i një banke për të paguar vlerën e dokumentave tek përfituesit nëse dokumentet e kërkuara paraqiten brenda vlefshmërisë së L/K dhe dokumentet janë në përputhshmëri me kushtet e letër kredisë. Letër Kredia është një mekanizëm bankar që lejon importuesit të ofrojnë kushte të sigurta eksportuesve dhe tregti te sigurtë.

Klienti paguan një komision për lëshimin e Letër Kredisë. Për llojet dhe komisionet e letër kredive dhe garancive jeni të lutur të shikoni Kushtet e Punës.

 

X