Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Drejtues i Departamentit te Menaxhimit te Cilesise dhe Eksperiences se Klientit
Pozicioni: Drejtues i Departamentit te Menaxhimit te Cilesise dhe Eksperiences se Klientit
I raporton: Drejtuesit te Njesise te Performances Institucionale
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 04 Gusht 2025
Pershkrimi i Rolit:
Drejtuesi i Departamentit te Menaxhimit te Cilesise dhe Eksperiences se Klientit eshte pergjegjes per hartimin e strategjise per permiresimin e eksperiences se klientit dhe cilesise se sherbimeve bankare, duke u siguruar qe te gjitha pikat e kontaktit me klientet te jene ne perputhje me standardet e bankes. Ky rol perfshihet ne hartimin dhe menaxhimin e proceseve brenda bankes qe krijojne pervoja pozitive per klientet dhe permiresojne cilesine e sherbimit ndaj tyre.
Pergjegjesite Kryesore:
Pergjegjes per hartimin, zbatimin dhe vleresimin e Strategjise se Komunikimit me Klientin dhe Menaxhimit te Cilesise, me qellim rritjen e ndergjegjesimit per marken duke permiresuar proceset perkatese drejt menaxhimit te cilesise.
Hartimi i strategjive per projektet kryesore qe perfshijne perditesimin e informacionit te klientit, rezultatin e kenaqesise se klientit, zerin e klientit, zerin e punonjesit, krijimin e grupeve te fokusit etj.
Pergjegjes per hartimin e projekteve strategjike per te rritur nivelet e kenaqesise se klienteve, per te permiresuar kanalet e komunikimit, perpunimin e tyre dhe per te ndryshuar perceptimet.
Kontribuon drejtperdrejt ne rritjen e niveleve te kenaqesise se klienteve permes lançimit dhe zbatimit te projekteve perkatese, te hartuara posaçerisht per te permiresuar pervojen e klientit.
Jep kontributin e tij ne lidhje me kanalet alternative me te pershtatshme per shperndarjen e sherbimeve ndaj klienteve;
Mbeshtet aktivitetet promovuese ne lidhje me fushat e sherbimeve ndaj klienteve.
Monitoron dhe ndjek proceset ne vend per menaxhimin e cilesise dhe shfaqjen e duhur ne dege dhe pale te treta.
Perdor rezultatet e kerkimit sistematik te tregut, duke perfshire anketat e blerjeve misterioze dhe te kenaqesise se klienteve, si dhe monitoron dhe analizon trendet e tregut dhe ofertat konkurruese.
Mbledh informacionin e duhur, i cili lehteson zhvillimin e sherbimeve konkurruese per klientet.
Propozon veprime korrigjuese / zgjidhje alternative ne fushat e identifikuara per permiresim.
Jep kontributin e tij mbi efektivitetin e fushatave reklamuese permes menaxhimit te kerkimeve cilesore dhe mbledhjes sistematike te te dhenave mbi reagimet e klienteve.
Kritere formale:
- Diplome Master ne Administrim Biznesi, Finance-Banke, Menaxhim ose fusha te ngjashme;
- Minimumi 2 vite eksperience ne rol menaxherial ne Sektorin Bankar (e preferueshme ne role te lidhura me sherbimin ndaj klientit, eksperiencen e klientit apo operacionet);
- Aftesi shume te mira analitike dhe ne perpunimin e te dhenave;
- Aftesi shume te mira komunikimi, menaxhimi ekipi dhe bashkepunimi nder-departamental;
- Aftesi te mira organizative;
- Njohje e mire e sistemeve CRM dhe e mjeteve per matjen e eksperiences se klientit.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.