Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist i Larte i Menaxhimit te Projekteve

Pozicioni:   Specialist i Larte i Menaxhimit te Projekteve

I raporton:  Drejtuesit te Njesise se Menaxhimit te Projekteve

Vendndodhja:  Tirane

Afati i fundit i aplikimeve: 26 Maj 2025

Pershkrimi i Punes:

Specialisti i menaxhimit te projekteve eshte pergjegjes per drejtimin e projekteve ne Banke nga faza fillestare, pas aprovimit te projektit, deri ne dorezimin e tij tek perfituesi duke siguruar qe qellimet e projektit jane permbushur ne linje me afatet e caktuara.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Drejton dhe menaxhon projektet ne Banke nga nisja e deri ne perfundim te projektit, ne linje me qellimin, afatet dhe buxhetin e aprovuar.
  • Zhvillon dhe miremban planin duke u siguruar qe palet e interesuara te jene te informuara.
  • Punon ngushtesisht me ekipet nder-funksionale per te perkufizuar qellimin, objektivat dhe delivrimin e projektit.
  • Sigurohet qe te gjitha delivrimet e projektit jane ne perputhje me rregulloret, politikat dhe procedurat e bankes.
  • Koordinon dhe drejton mbledhjet e projektit duke siguruar qe te gjitha palet e interesuara te jene te informuara dhe te angazhuara pergjate gjithe kohezgjatjes se projektit.
  • Monitoron dhe raporton mbi progresin e projektit, duke perfshire perditesimin e statusit, matjen e risqeve dhe metrikat e projektit.
  • Miremban marredheniet  me palet kyçe te interesuara, duke perfshire menaxheret e Bankes, sponsorin e projektit etj.
  • Monitoron portofolin e projekteve, pergatit dhe prezanton ecurine, ngre ceshtje ne lidhje me prioritizimin, arbitrimin, buxhetin, kapacitetet, etj.
  • Pergjegjesi per te permbushur detyra te tjera te caktuara nga drejtuesi i njesise.

Kritere formale:

  • Diplome universitare ne Fakultetin e Ekonomise ose Shkencave kompjuterike/ Informatike.
  • Njohuri shume te mira te operacioneve bankare si edhe zhvillimeve me te fundit ne lidhje me implementimin e projekteve.
  • Eksperience e meparshme ne projekte bankare.
  • Aftesi shume te mira planifikuese, koordinuese dhe prezantuese.
  • Te jete analitik dhe “problem solver’, te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe ndervepruese dhe te luaje nje rol proaktiv ne ndermarrjen e iniciativave.
  • Trajnime/ Certifikime ne Project Management perbejne avantazh.
  • Njohuri shume e mire e gjuhes Angleze ne komunikim dhe ne te shkruar.
  • Njohuri shume te mira kompjuterike.

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1-         Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]

2-         Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X