Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Menaxher i Marredhenieve me Klientet

Pozicioni:   Menaxher i Marredhenieve me Klientet

Vendndodhja:  Tirane

Afati i fundit i aplikimeve:  7 Maj 2025

Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje ne pozicionin Menaxher i Marredhenieve me Klientet

Objektivi:

  • Shfrytezon mundesite e biznesit dhe zhvillon marredhenie te ngushta me portofolin e klienteve, ne perputhje me biznesin dhe strategjite / politikat e rrezikut ne fuqi.
  • Promovon produkte dhe sherbime te ofruara nga Banka permes komunikimit te drejtperdrejte dhe efikas me klientet.
  • Siguron plotesimin e nevojave dhe strukturave te propozimeve per te permiresuar marredheniet me klientet e portofolit.
  • Kontribuon ne zhvillimin dhe zgjerimin e te ardhurave te Bankes nga bashkepunimi me portofolin e klienteve permes analizimit te menaxhimit te rrezikut dhe perfitueshmerise.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

Afrimi / negocimi me klientet e rinj te portofolit:

  • Duhet te krijoje kontakte dhe te zhvilloje marredhenie cilesore me klientelen e synuar, duke qene nen sferen e veprimtarise dhe misionit te linjes se biznesit.
  • Identifikon mundesi te reja biznesi me kliente ekzistues ose te rinj.
  • Organizon dhe zhvillon takime me klientet, per shkembimin e informacioneve dhe kuptimin e nevojave te tyre per produkte dhe sherbime bankare.
  • Mban kontakte dhe komunikime sistematike me klientet, ne baze te planit te veprimit te paracaktuar dhe objektivave te biznesit te rene dakord me mbikeqyresit direkt, per zhvillimin dhe / ose rishikimin e çeshtjeve te bashkepunimit me klientet.
  • Siguron raporte te brendshme periodike, te njoftuara te mbikeqyresi i drejtperdrejte dhe menaxheri i linjes se biznesit, ne lidhje me takimet me klientet dhe rekomandimet e lidhura me çeshtjet e biznesit te adresuara per diskutim.
  • Mbledh informacione periodike mbi biznesin dhe gjendjen ekonomike te klienteve, sipas politikes se kreditit ose vendimeve te kredise ne fuqi.
  • Propozon oferta te pershtatura per produktet dhe sherbimet bankare ne favor te klienteve, ne bashkepunim me njesite e tjera te Bankes.
  • Bashkerendon mundesite nder-shitese me kliente ekzistues ose te rinj, ne bashkepunim me njesite e tjera te Bankes.

Vlereson mundesine mbi nje norme te pranueshme te perfitimit dhe suksesit, duke marre parasysh:

  • Performancen e kompanise (vleresimi i gjendjes financiare dhe sjelljes menaxheriale kryhet ne fazen fillestare)
  • Fitueshmeria e pritshme e llogarise (negocioni per vellimin e biznesit dhe fitimet qe krijojne transaksione bankare) dhe perfitimet e tjera (shitjet e kryqezuara per klientet / furnitoret, etjReputacioni i kompanise dhe aksionareve te saj ne treg,
  • Siguria e ofruar, e cila duhet te jete ne perputhje me politiken e rrezikut ne fuqi.
  • I mundeson klientit oferten financiare paraprake (Banka nuk angazhohet ne kete faze) dhe negocion kushtet deri ne perfundimin dhe marrjen e kerkeses zyrtare te kredise nga klienti.

Menaxhimi i portofolit te kredise (skedaret ekzistues dhe te ri):

  • Shqyrton propozimin e kredise, pergatit analiza te hollesishme financiare, siguron informacionin e kerkuar per besueshmerine e klienteve, gjeneron propozimin, sugjeron zgjidhje dhe strategji tregtare per te ndjekur çeshtjen, etj. Te gjitha veprimet duhet te jene ne perputhje me politikat dhe strategjite ne fuqi te Bankes.
  • Dorezon propozimin e kompletuar te kredise me te gjithe elementet kryesore te nevojshem per miratim nga autoritetet perkatese te miratimit te kredise se Bankes dhe paraqet rastin gjate takimeve te brendshme te lidhura, nese kerkohet.
  • Pas marrjes se vendimit, informon klientin dhe organet e brendshme te lidhura per termat dhe kushtet e aprovuara.
  • Negocion termat dhe kushtet me klientin.
  • Ndjek dhe koordinon hapat me organet e tjera te brendshme te Bankes deri ne perfundimin e perdorimit te kredise (d.m.th. procesi i nenshkrimit te kontratave, regjistrimi i letrave me vlere, perdorimi i fondeve, etj.).

Detyrat e pergjithshme:

  • Trajton ankesat e klientit, ne perputhje me proceduren ne fuqi te Bankes.
  • Propozon ndryshime ne termat dhe kushtet ekzistuese te bashkepunimit me klientet e portofolit, bazuar ne performancen e biznesit dhe perfitimin e pergjithshem te klienteve.
  • Reagon shpejt ne lidhje me kerkesat dhe nevojat e klienteve qe ofrojne nje game te gjere produktesh dhe sherbimesh ne menyre qe t'i terheqi ato ne marredhenie afatgjata permes nje sherbimi te personalizuar.
  • Mban komunikim dhe kontakt te rregullt me klientet perkates te portofolit te tij / saj me qellim afrimin e tyre per nje marredhenie afatgjate.
  • Administron proceduren e analizes se kredise sipas rregullave dhe rregulloreve te brendshme te Bankes.
  • Mbledh te gjitha dokumentet e kerkuara per kompanine dhe ato juridike dhe i kontrollon sipas parimeve te kredise.
  • Mban komunikim ditor me palet e brendshme te perfshira ne procesin e kredise.
  • Ndjek klientet ne vonese dhe raporton, duke propozuar nje rruge veprimi per mbledhjen e shumave ne vonese.
  • Ndjek nga afer performancen e biznesit te klienteve me probleme dhe gjeneron propozime per rishikimin e pageses se kredise, kur eshte e pershtatshme.
  • Krijon nje linje standarde te raportimit me mbikeqyresit perkates per çeshtjet e biznesit qe vijne nga klientet e portofolit.
  • Perditeson dosjen e klientit me informacion / dokumente te reja dhe rishikon kufijte e kredise sipas kushteve te miratimit.

 Kriteret formale:

  • Diplome universitare në Shkenca Ekonomike ose fusha te ngjashme;
  • 2 deri ne 5 vite eksperience pune, ne sektorin bankar;
  • Njohuri shume e mire e MS Office (Excel, Word, Access etj)
  • Aftësi të mira komunikuese verbale dhe të shkruara.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim/me gojë).

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1-      Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]

2-      Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

 

X