Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Analist Kredie Senior
Pozicioni: Analist Kredie Senior
Departamenti: Departamenti i Riskut te Kredise
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 9 Maj 2025
A jeni gati ta çoni karrierën tuaj në një nivel tjetër?
Jemi në kërkim të një Analisti Kredie Senior për t’iu bashkuar ekipit tonë të profesionistëve të kredive. Në këtë rol, ju do të jeni në pozicion të rëndësishëm të vlerësimit dhe strukturimit të transaksioneve komplekse të kredisë.Në këtë rol, ju do të punoni ngushtë me menaxherët e marrëdhënies me klientët korporatë, Oficerët e Riskut dhe Drejtuesit e lartë për të siguruar vendimmarrje të duhura që mbështesin si klientët, ashtu edhe institucionin tonë.
Përgjegjësitë Kryesore:
Udhëheqja e procesit te analizës dhe aprovimit për transaksione kredie komplekse.
Analiza e thelluar financiare, sektoriale dhe të rrezikut.
Strukturimi i transaksioneve dhe propozimi i financimeve te personalizuara të kredisë
Përgatitja dhe prezantimi I propozimeve të krëdisë në mënyrë të qartë dhe të mirë argumentuar.
Mentorimi dhe trajnimi I analistëve të kredisë
Propozimi për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të kredidhënies
Kontribut në zhvillimin e politikave të kredisë dhe strategjisë së portofolit
Kualifikimet:
5–7 vite përvojë në analizën dhe strukturimin e kredive për klientët e biznesit korporate dhe financimin e projekteve.
Njohuri të thelluara në analizën financiare, strukturimin e kredive dhe vlerësimin e rrezikut.
Eksperiencë e provuar në trajtimin e strukturave financiare komplekse dhe industrive të ndryshme.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi verbal dhe me shkrim.
Orientim strategjik, me vëmendje ndaj detajeve dhe gjykim të matur
Diplomë në Financë, Ekonomi apo fusha të ngjashme (MBA apo certifikime profesionale janë avantazh)
Pse të bashkoheni me ne?
Ju do të bëheni pjesë e një ekipi dinamik, të përkushtuar dhe të orientuar ndrajt rezultateve që vlerëson rritjen profesionale, bashkëpunimin dhe standardet e larta. Ne ofrojmë një paketë konkuruese përfitimesh, mundësi zhvillimi të vazhdueshëm dhe një ambient pune ku ekspertiza juaj ka vërtetë rëndësi.
Si te aplikoni:
Aplikoni tani duke dërguar një CV dhe një letër të shkurtër motivimi në adresën [email protected] duke përfshirë Titullin e Pozicionit në subjektin e e-mail.