Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Analist Kredie Junior
Pozicioni: Analist Kredie Junior
Departamenti: Departamenti i Riskut te Kredise
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 9 Maj 2025
Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes dinamik, te apasionuar pas analizës financiare dhe qe dëshirojne të nisin karrierën në sektorin bankar apo financiar ne pozicionin Analist Kredie Junior.
Pergjegjesite kryesore:
• Analiza e pasqyrave financiare dhe vleresimi i kerkesave per kredi të klientëve të biznesit.
• Pergatitja e memove te kredise dhe pjesmarrja në procesin e miratimit të kredive.
• Suport per analistët senior dhe manaxheret e marrëdhënies me klientët ne mbledhje të dhënash, vlerësim të aftësisë ripaguese të klientëve dhe studime të industrive ekonomike të ndryshme.
• Monitorimi i performancës se kredive dhe identifikimi iindikatorëve të hershëm të rrezikut.
• Kontribut në zhvillimin e modeleve të brendshme të vlerësimit të kredive dhe analizës së rrezikut
Çfarë jemi duke kërkuar:
· Diplomë në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose një fushë të ngjashme.
· Aftësi të miraanalitike dhe kuriozitet për të punuar me numra.
· Njohuri mbi pasqyrat financiare dhe parimet bazë të kredise.
· Kuriozitet ndaj detajeve dhe pasion për të zhvilluar njohuritë personale në fushën e financës .
· Njohuri të mira ne Excel-it; njohuritë në modelim financiar perbejne një avantazh.
· Njohuri shume të mira të gjuhës angleze (me shkrim/verbal) do të përbëjnë një plus.
Përse të zgjidhni ABI:
Ju mund të jeni pjesë e një ekipi dinamik dhe mendjehapur ku kontributi juaj do të vlerësohet dhe do të keni suportin maksimal ne zhvillimin tuaj personal dhe profesional. Pavarësisht eksperiencave të mëparshme, ABI do të suportojë integrimin dhe zhvillimin tuaj nëpërmjet programeve të trajnimit dhe mentorimit në mnëyrë që të mbëshesë suksesin tuaj.
Si te aplikoni:
Aplikoni tani duke dërguar një CV dhe një letër të shkurtër motivimi në adresën [email protected] duke përfshirë Titullin e Pozicionit në subjektin e e-mail.