Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Arketar/e, Deget Tirane

Pozicioni:                                            Arketar/e, Deget Tirane

Vendndodhja:                                     Tirane             

Afati i fundit i aplikimeve:                 1 maj 2024

Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Arketar/e ne Deget Tirane. 

Raporton drejteperdrejte te:  Drejtori i Deges / Supervizori Operacional

Pergjegjesite kryesore:

  • Të hape dhe të mbylle kasafortën e Degës në prani të Supervizorit Operacional/Drejtorit te Deges.
  • Ka përgjegjësi për sigurinë e parave (çeqeve, kartave dhe dokumentacioneve të tjera në kasafortë) dhe mban çelësat e kasafortës në Degë.
  • Të rikoncilojë paratë fizike të kasafortës me të dhënat e gjeneruara nga sistemi dhe të mbyllë kasafortën në bashkëpunim me Supervizorin Operacional.
  • Të kryejë tërheqjen e parave për klientët dhe të bëjë pagesa pas verifikimit të firmes, verifikimit të situatës financiare të klientit dhe pas kontrollit të shumës në formë të shkruar.
  • Të pranojë çeqe dhe para për depozitim, të verifikojë shumën dhe të verifikojë informacionet e plotësuara në të dhe ligjshmërinë e dokumentacionit.
  • Të regjistrojë në sistem transaksionet përkatëse në mënyrë që të printojë saktesisht mandatin për klientin.
  • Të përmbledhë të dhënat e arkës / kasafortës (Till/Vault) dhe te plotesoje permbledhjen e cash-it me shumat përkatëse në fund të çdo dite.
  • Të përmbledhë dokumentat ditore të arkës dhe ATM-s dhe të kontrollojë rregullsinë / saktësinë e këtyre dokumentave.
  • Të dije me saktesi të gjitha manualet, instruksionet dhe procedurat që kanë të bëjnë me postin e punës së Arkëtarit dhe të informohet vazhdimisht për cdo ndryshim të bërë.
  • Të numëroje manualisht kartmonedhat dhe monedhat për depozitim apo dorëzim në Zyrat Qëndrorë në përputhje me procedurat përkatëse duke informuar paraprakisht Voltin Qendror / Departamentin e Thesarit.
  • Të identifikojë kartmonedhat e fallsifikuara, të informojë Supervizorin Operacional / Drejtorin e Deges, të mbajë përgjegjësi për diferencën e cash-it.
  • Të identifikojë gabimet gjatë kryerjes së transaksioneve kur balanca kredituese e debituese nuk perputhen.
  • Të vendosë kartmonedhat në kasafortën e dorës sipas prerjeve.
  • Të kryej pagesat e kësteve të kredive dhe pagesat mujore duke verifikuar pagesën dhe shumën.
  • Të monitorojë balancën në arkë dhe të bëjë kërkesë për cash të ri në mënyrë që të përballojë kërkesat ditore.
  • Eshte personi i autorizuar dhe pergjegjes per veprimet dhe shoqerimin e fondeve ne vlera monetare ne Banken e Shqiperise dhe Bankat e nivelit te dyte (ne deget qe e aplikojne).
  • Të klasifikojë dhe të vendosë në dosjet përkatëse mandatet, ceqet, etj.
  • Të ruajë konfidencialitetin e cdo transaksioni të kryer.
  • Në rast sjelljesh të dyshimta, raporton te punonjesi i Sigurise në Degë. Në rast vjedhje, të përpiqet të qëndrojë i qetë dhe ndjekë procedurat bankare për sigurinë e klientëve dhe stafit.
  • Në raste rreziku, të shyp butonin e alarmit që ndodhet nën tavolinën e punës.
  • Të jetë pjesë integrale e skuadres në informimin e klientit për produktet dhe shërbimet që ofron banka dhe ta drejtojë klientin tek personi përgjegjës në degë.
  • Te referoje kliente te rinj dhe te shese produktet e bankes tek klientet e rinj dhe ekzistues.

Kriteret formale:

Të jetë i diplomuar në fushen e Ekonomise apo fusha te ngjashme.

  • Eksperiencë e mëparshme pune konsiderohet një avantazh.
  • Të ketë aftësi të mira matematikore.
  • Të jete i komunikeshem dhe te kete aftesi për të ndërtuar mardhenie të mira me klientin.
  • Të jetë praktik dhe i kujdesshëm ndaj punës.
  • Të jetë i aftë të punojë nën presion.

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1-    Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]

2-    Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X