Individë
Ne e dimë që kursimet tuaja janë të rëndësishme ndaj ju ofrojmë interesat më të mira në treg për dollarin amerikan!
Depozita 3 vjeçare në USD me interesa të përshkallëzuar është një depozitë me afat, interesat e të cilës rriten çdo vit në mënyrë graduale.
Avantazhet dhe karakteristikat e depozitës
- Afati: 3 vjet
- Monedha: USD
- Norma interesi në rritje deri në 5%
- Minimumi i shumës së kërkuar për çeljen e depozitës: USD 5’000
- Përfitimi i interesave: Ju mund të tërhiqni interesat e depozitës suaj çdo vit pa pritur afatin e maturimit të depozitës
Tabela e Interesit
Shuma në USD | Viti 1 | Viti 2 | Viti 3 |
5’000 - 19'999 | 1.50% | 2.50% | 5.00% |
20'000 - 49'999 | 1.75% | 2.75% | 5.00% |
50'000 - 99'999 | 2.00% | 3.00% | 5.00% |
Mbi 100'000 | 2.25% | 3.25% | 5.00% |
Depozita në USD me afat 12 dhe 25 muaj
Avantazhet dhe karakteristikat e depozitës
- Afati: 12 dhe 25 muaj
- Monedha: USD
- Norma interesi konkurruese
- Minimumi i shumës së kërkuar për çeljen e depozitës: USD 5’000
- Për depozitat me afat 25 muaj, ju mund zgjidhni likuidimin e interesit në fund të maturimit të depozitës ose çdo 5 muaj.
Tabela e Interesit
12 Muaj | 25 Muaj | |
Shuma në USD | Norma e interesit | Norma e interesit |
5’000 - 19'999 | 1.25% | 1.75% |
20'000 - 49'999 | 1.50% | 2.00% |
50'000 - 99'999 | 1.75% | 2.25% |
Mbi 100'000 | 2.00% | 2.50% |
______________________
Banka Amerikane e Investimeve ju ofron mundësinë të zgjidhni midis afateve të ndryshme të depozitave dhe mënyrës së përfitimit të interesit – çdo muaj, çdo tre muaj apo çdo vit sipas dëshirës dhe nevojës suaj. Këto depozita ofrohen në LEK, EUR dhe USD.
Ju mund të përfitoni produkte kredie me kushte preferenciale duke vendosur si garanci depozitën tuaj.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të drejtoheni në një nga degët tona në Tiranë apo në rrethe.
Sipas ligjit ‘’Për Sigurimin e Depozitave’’ nr.53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozitat në Bankën Amerikane të Investimeve sh.a sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.