Aktivitete

Home > Aktivitete > Përgjegjësia sociale e korporatës

ABI Sponsor Platin i koncertit të Bamirësisë

Artistja e madhe Ermonela Jaho njëkohësisht ambasadore e YWCA në Fushatën kundër kancerit të gjirit, mbajti një koncert bamirësie të jashtëzakonshëm në mbështetje të “Fjongos Rozë”, simboli ndërkombëtar i betejës kundër kancerit të gjirit.ABI Bank partner prej 3 vjetësh i shoqatës YWCA of Albania, është sponsor platin i koncertit duke treguar mbështetjen e vazhdueshme në kauza me impakt të rëndësishëm social.

Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti i kalojnë YWCA për ngritjen e një qendre psiko-sociale dhe ligjore për gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit dhe familjarët e tyre.

X