Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

ABI Bank Sponsor i Përgjithshëm i Teatrit të Durrësit

Është inaguruar në dt. 4 Maj, “Hall of Fame” në teatrin Aleksandër Moisiu Durrës. “Hall of Fame”- tenton të përfshijë aktivitetet e 65 viteve të Teatrit "Aleksandër Moisiu". Fotot e aktoreve të cilat kanë shënjuar këtë teatër apo shfaqjet më të famshme të tij. Ky arkiv kishte humbur nën pluhurat e dokumentave të gjithë këtyre viteve dhe tashmë del në dritë nga puna e palodhur e stafit të Teatrit. Ai do të pasurohet në vazhdimësi.

Ky aktivtitet ka patur një pjesëmarrje të gjerë nga përfaqësues të Bashkisë së Durrësit, Teatrit “Aleksandër Moisiu”, publikut të gjerë dhe përfaqësues nga ABI Bank. Drejtori i Teatrit, Z. Bashkim Hoxha, ndër të tjera ka prezantuar dhe partneritetin me Bankën Amerikane të Investimeve e cila do të jetë sponsor i përgjithshëm i Teatrit “Aleksandër Moisu”.

ABI Bank mbështet institucione të cilat transmetojnë vlera në komunitetin ku ne jetojmë e punojmë. Inagurimi i Teatrit është shoqëruar edhe me premierën “Komedia që shkon për dreq” me aktorë të mirënjohur si Bujar Asqeriu, Romir Zalla, etj.

X