Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

ABI Bank Sponsor i Përgjithshëm i Programit Virtuozët

Ditën e Dielë dt. 15 Prill u shfaq finalja e programit Virtuozët në TV Klan. Një garë 12 javore me synim promovimin e talenteve të reja në fushat e muzikës klasike si balet, kanto e vegla muzikore.

Gjatë programit spoti ynë “ Një Bankë, një familje” është promovuar gjerësisht. Në finalen e programit Virtuozët, përfaqësuesja e Divizionit të Marketingut të Abi Bank, dorëzoi kupën e fituesit për Kanton më të mirë.

ABI Bank është sponsor i përgjithshëm i këtij programi duke vazhduar në mbështetjen e talenteve Shqiptare.

X