Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

ABI Bank në Festivalin MIK në Korcë

Kur jeta artistike gjatë verës përqendrohet më shumë në jug, pranë detit dhe pushuesve, sopranoja Inva Mula dhe shumë artistë të tjerë me mbështetjen e ABI Bank e kthejnë vëmendjen nga Korça për të mbushur këtë qytet me art e kulturë. Në datat 25-29 korrik, është celur edicioni i parë i Festivalit “Muzika Internacionale në Korçë”, MIK Festival.

Festivali ka sjellë 150 artistë, që kanë performuar muzikën më të mirë, të ndërthurur me historinë e kulturën e qytetit të Korçës. “MIK Festival” ka zgjatur pesë ditë, nga data 25 deri më 29 korrik, si një aktivitet për të promovuar kulturën e historinë e këtij qyteti.

Tefta Tashko Koço mori vëmendjen më të madhe në këtë festival, si një nga figurat më të mëdha të këtij qyteti, që bëri revolucion duke sjellë në Korçë jetë artistike, atëherë kur ajo mungonte.

Banka Amerikane e Investimeve mbështet Festivalin MIK, plot 5 ditë aktivitete gjithëpërfshirëse në promovim të artit dhe kulturës.

   

X