Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

Jonida Podcast – Courtesy of ABI Bank

Jonida Podcast është projekti më i ri mbështetur nga ABI Bank. Një biblotekë intervistash ku do të dëgjohen rrëfime, biseda, intervista ekskluzive dhe interesante me personazhe të njohur ose të panjohur.

Episodi i parë i këtij podcasti është publikuar në Youtube dhe është intervista e Eleni Foureira, pak ditë pas performancës së saj në Tiranë.

Banka Amerikane e Investimeve është sponsor ekskluziv i këtë projekti ambicioz dhe bashkëkohor.

Ju ftojmë ta ndiqni në kanalin në youtube: Jonida Podcast

Podcast quhet një seri episodike skedash audio ose video të cilat përdoruesi mund t’i shkarkojë dhe t’i dëgjojë. Funksion në bazë abonimi pasi në këtë mënyrë, ndjekësit njoftohen në kohë për episodet e reja. Zakonisht, podcastet publikohen në format audio dhe videot që i pasojnë quhen video podcasts ose vodcasts. Për sa i përket përmbajtjes, podcastet janë zakonisht intervista, biseda rreth eventeve ose fenomeneve, komedi (kryesisht stand up) dhe histori të ndryshme, rrëfyer nga një narrator.

X