Aktivitete

Home > Aktivitete > Arti dhe kultura

ABI Bank në "Shkodra Jazz Festival"

Në 27 Gusht ka nisur Festivali ndërkomëtar i Jazz-it në Shkodër, një event, si pak kush, që evokon, përkujton, stimulon e promovon jo vetëm muzikën jazz. Në edicionin e 9-të këtë vit, i cili zgjati deri në 2 Shtator 2018, kishte hapësirë dhe muzikë klasike me të ftuar nderi mjeshtra të mëdhenj të muzikës që me performancat e tyre kanë kënaqur publikun e ndikuar, mbi të gjitha, në formimin, specializimin e instrumenstistëve të rinj. Së bashku me këtë festival u organizua për herë të dytë dhe Rrok Akademy me masterclase nga artistë për të rinjtë e talentuar të qytetit.

Metoda më paqësore që afto-amerikanët përdoren për të kërkuar të drejtat e tyre ishe muzika Jazz. Një rrymë muzikore e konceptuar si manifestimi më i denjë i dëshirës për liri dhe i të kërkuarit të saj në rrugë paqësore e të kulturuar. Kjo ishte arsyeja pse kjo muzikë u njoh dhe u pëlqye shumë në botë.

Banka Amerikane e Investimeve mbështet Festivalin JAZZ në Shkodër, plot 1 javë aktivitete gjithëpërfshirëse në promovim të artit dhe kulturës.

  

X