Aktivitete

Home > Aktivitete > Të tjera

Bankier për një ditë

Dega Qendrore e Bankës Amerikane të Investimeve duke përkrahur nismën ndërkombëtare të Javës së Parasë, mirëpriti në ambientet e saj fëmijët e stafit dhe bashkëpunëtorëve për të mësuar sesi të jenë Bankierë.. për një ditë.

Gjithashtu, degët e Bankës Amerikane e Investimeve në Korçë, Sarandë, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë organizuan aktivitete të ngjashme me fëmijë dhe të rinj, në moshë shkollore. Kjo nismë përputhet plotësisht jo vetëm me misionin e Javës Globale të parasë por dhe me sloganin e ri të sapolançuar nga ABI Bank i cili është “Investo në optimizëm”.

Fëmijët patën mundësinë të vizitonin ambjentet e Degës Qëndrore dhe të njiheshin nga afër me mënyrën sesi funksionon banka, çfarë do të thotë të kryesh veprime në arkë, çfarë është kursimi dhe pse është i rëndësishëm ai. Në përfundim të aktivitetit, u shpërndanë për fëmijët dhurata simbolike. Aktiviteti u mbyll me vizitën e fëmijëve në tavolinat e punës së prindërve të tyre, ku u njohën nga afër me punën dhë përgjegjësitë e prindërve.

 

X