Rreth Nesh

Home > Rreth nesh > Rreth bankës

Rreth Nesh

Banka Amerikane e Investimeve SHA është një bankë e cila filloi aktivitetin e saj më 1 Nëntor 1999. Emrin e sotëm e mban pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Finance, kompani e grupit NCH Capital, i cili është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan në rajon e më gjerë, (www.nchcapital.com).

Kjo blerje e cila u finalizua në tremujorin e fundit të vitit 2015 është një histori suksesi në tregun bankar në Shqipëri, i cili historikisht ka patur eksperienca sporadike të aktivitetit Blerje dhe Përthithje. Kjo shënoi herën e parë kur nje bankë në krizë u ble dhe ndryshoi krejtësisht, ashtu sikurse ishte hera e parë kur një kompani me kapital privat amerikan u përfshi në sektorin bankar.

Brenda një periudhe të shkurtër banka, sot e njohur nga të gjithë me emrin ABI Bank, ktheu humbjet e thella historike në përfitueshmëri, me një bilanc të pastër, mjaftueshmëri të fortë të kapitalit dhe rritje. Ndryshimi i kulturës dhe qëndrimi me fokus klientin përforcuan rezultatet pozitive të bankës.

Gjatë vitit 2017, u krijua mundësia për të blerë një tjetër bankë në tregun bankar në Shqipëri dhe ABI Bank, mbështetur plotësisht nga aksionerët, duke patur eksperiencën e një rritjeje domethënëse në madhësi dhe përmirësime të dukshme në të gjitha raportet operacionale, iu bashkua procesit të tenderimit.

Shitësi, Banka Kombëtare e Greqisë SA, në linjë me planet e saj të ristrukurimit kishte vendosur të tërhiqej nga disa tregje jo-thelbësore duke përfshirë Shqipërinë. Filali në Shqipëri, renditej i teti në treg me 300 mio EUR total asete, afërsisht në të njëjtën madhësi sa ABI Bank. ABI Bank u përzgjodh si Blerësi pasi mori të gjitha aprovimet e nevojshme nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Banka e Shqipërisë duke u bërë banka e gjashtë më e madhe në sistemin bankar në Shqipëri.

Aktualisht ABI Bank, ka nje prezencë degësh në qytetet më të medha në të gjithë vendin dhe me një staf të bashkuar punonjësish, të cilët sjellin eksperiencën dhe kulturën e të dyja bankave duke i shtuar Bankës një faktor tjetër pozitiv dhe konkurrues në treg.

X