Individë

Home > Individë > Depozita

Depozita të tjera

Cfarë është Depozita me Afat?

Depozita me afat u ofrohet të gjithë atyre individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga interesat e larta të Bankës  Amerikane të Investimeve duke depozituar një shumë parash që qëndron e paprekur nga klienti për një kohë të paracaktuar.

Sa herë në vit aplikohet interesi?

Interesi kalon në llogari në ditën e maturimit.

Cili është afati i maturimit te kësaj depozite?

Klienti mund të zgjedhë midis maturimit  1, 3, 6, 9 mujor si dhe 1, 2, 3, dhe 5 vjeçar.

Cila është shuma minimale dhe cilat monedha pranohen për hapjen e një depozite me afat?

50,000 LEK, 500 EUR dhe 500 USD.

Depozita të tjera

Të gjithë ne që duam të kursejmë zgjedhim përmes disa lloje të ndryshme depozitash…por gjithashtu të gjithëve na pëlqen që interesi i depozitës të na kalonte më shpesh në llogarinë tonë.

Banka Amerikane e Investimeve sjell një sërë depozitash me afate të ndryshme të cilat ofrojnë mundësinë e kalimit të interesit në varësi të zgjedhjes tuaj – cdo muaj/cdo tre muaj.

  • Depozita 12 mujore me likujdim interesi cdo tre muaj
  • Depozita 12 mujore me likujdim interesi cdo muaj

Këto depozita ofrohen si në Lek ashtu dhe në monedha te tjera si EUR apo USD.

  • Për të gjithë klientët pensionistë të cilët marrin pensionin në ABI Bank, ofrohet +0.2% mbi normat e publikuara të produktit (referuar tabelës më poshtë).
  • Interesat e tabelës më poshtë aplikohen për fonde të reja.

*Depozita në LEK*

Shuma Norma e interesit mujor Norma interesi 3-mujor
200,000 - 4,999,999 0.50% 0.55%
5,000,000 - 14,999,999 0.70% 0.75%
mbi 15,000,000 0.70% 0.75%

*Depozita në EUR*

Shuma Norma e interesit mujor Norma interesi 3-mujor
500 - 99,999 0.09% 0.10%
100,000 0.09% 0.10%


Për të gjitha këto depozita në rast mbyllje para kohe ju humbisni interesin e gjeneruar prej saj. Në të tilla raste ju këshillojmë të merrni një kredi me kolateral mbi fondet tuaja apo një kartë krediti. Normat e interesit të aplikuara janë shumë konkurruese.

Interesat e Depozitave publikohen edhe pranë Bankës Amerikane të Investimeve nëpërmjet Buletinit të Normave të Interesit.

Për më shumë Informacion, ju mund të na kontaktoni nëpërmjet degëve tona.

OFERTË E LIMITUAR NË KOHË

_________________________________________________________________

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave

X