Individë
Përfitoni sa më shumë me Depozitën me Afat "Switch", depozita më e përshtatshme për nevojat tuaja.
Depozita Switch ju ofron mundësinë e ndryshimit të monedhës së depozitës brenda afatit të maturimit pa humbur interesat e akumuluara. Monedhat e ofruara janë LEK, EUR dhe USD për periudha 6&12 mujore.
Karakteristikat kryesore të depozites janë:
- Shuma minimale e depozitës është 50’000 Lek/ 500 EUR/500 USD
- Shuma dhe afati i maturimit është fikse sipas marrëveshjes.
- Klienti mund të këmbejë depozitën nga një monedhë në një tjetër në cdo moment, pa humbur interesat e përllogaritur deri në datën e këmbimit.
- Depozita do të këmbehet me kursin e këmbimit në fuqi në datën e këmbimit.
- Shuma e principalit të këmbyer dhe interesi i përllogaritur do ridepozitohen për pjesën e mbetur të afatit.
- Depozita do të rihapet me normën e interesit në fuqi në datën e këmbimit për afatin e përcaktuar.
- Numri i këmbimeve gjatë afatit të depozitës është i palimituar.
Tërheqja para afatit të maturimit:
- Nëse klienti tërheq pjesërisht ose plotësisht depozitën përpara afatit të maturimit, në çdo rast do të konsiderohet si mbyllje e depozitës përpara afatit duke humbur interesat e mbledhur deri në atë moment.
- Për të gjithë klientët pensionistë të cilët marrin pensionin në ABI Bank ofrohet +0.2% mbi normat e publikuara të produktit (referuar tabelës më poshtë).
- Interesat e tabelës më poshtë aplikohen për fonde të reja.
*Depozita në LEK*
| Shuma | Norma e Interesit - 6 mujor | Norma e Interesit - 12 mujor |
| 50,000 - 4,999,999 | 0.20% | 0.40% |
| 5,000,000 - 14,999,999 | 0.30% | 0.60% |
| mbi 15,000,000 | 0.35% | 0.70% |
*Depozita në EUR*
| Shuma | Norma e Interesit - 6 mujor | Norma e Interesit - 12 mujor |
| 500 - 99,999 | 0.03% | 0.08% |
| mbi 100,000 | 0.04% | 0.09% |
*Depozita në USD*
| Shuma | Norma e Interesit - 6 mujor | Norma e Interesit - 12 mujor |
| 500 - 99,999 | 0.15% | 0.15% |
| mbi 100,000 | 0.17% | 0.20% |
Për më shumë informacion mbi Depozitën, lexoni Buletinin e Depozitave.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të drejtoheni në një nga degët tona në Tiranë apo në rrethe.
OFERTË E LIMITUAR NË KOHË
_______________________________________________________________
Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.
Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave


