Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

ABI Bank mbeshtet aktivitetin memorial "Sikur MAMA"

Në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, u organizua Dita Muze / një aktivitet Memorial "Sikur MAMA" në ambientet e famëkeqit, ish-Kampit të Internimit të Tepelenës.

Aktivitetet nisën nga Pallati i Kulturës, Tepelenë, me ekspozitë me materiale arkivore dhe simpozium shkencor mbi punën e detyruar në diktaturë në përkujtim e nderim në emër të dinjitetit njerëzor.

MEMO – është nisma e një grupi intelektualësh dhe artistësh të pavaruar për të hapur një dialog konstruktiv mbi të shkuarën, duke u përballur ndershmëritsht me të.

Histori të vërteta, të ndodhura jo shumë kohë më parë, të trajtuara artistikisht dhe të interpretuara nga personazhe publike apo njerëz të thjeshtë të zakonshëm për t’i dhënë zë dhe për të treguar të vërtetën e të mbijetuarve.

Banka Amerikane e Investimeve është partnere e kësaj iniciative duke mbështetur jo vetëm financiarisht por duke i dhënë zë një historie nëpërmjet një përfaqësuesi të ABI Bank. Për të dëgjuar dhe respektuar, pa gjykuar.

“SIKUR MAMA” – 2 km dhe një këngë, për mos e lanë shpirtin me humbe. Një kamion i epokës, një zdrukthtar që punon një shtrat dhe zëra që tregojnë histori të vërteta. ABI Bank mbështet! 

 

X