Individë
Kredi Hipotekore për Rifinancim është një financim afatgjatë, i siguruar me hipotekë mbi pasuri të paluajtshme, i dedikuar për klientët individë që dëshirojnë të transferojnë një kredi hipotekore ekzistuese nga një bankë tjetër pranë ABI Bank.
Produkti ofrohet për rifinancimin e kredive hipotekore ekzistuese, të përdorura për qëllime rezidenciale dhe jo-rezidenciale, si më poshtë:
- Blerjen e apartamentit, shtëpisë ose vilës.
- Ndërtimin ose rikonstruksionin e banesës, kur kredia ekzistuese është klasifikuar si kredi hipotekore rezidenciale.
- Blerjen e banesës kryesore të klientit dhe familjes së tij.
- Blerjen e banesës së dytë ose të pronave rezidenciale të destinuara për dhënie me qira.
Kredia e rifinancimit sigurohet me hipotekë mbi pronën e financuar ose mbi një pasuri tjetër të paluajtshme, të pranueshme nga Banka si kolateral.
Përjashtohen nga ky produkt kreditë për qëllime investimi dhe kreditë për blerjen e njësive tregtare.
Të drejtën për të aplikuar për këtë produkt e kanë klientët individë që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë një kredi hipotekore ekzistuese pranë një banke tjetër, me një histori kredimarrjeje më të gjatë se 12 muaj.
- Të mos kenë pasur vonesa në shlyerjen e kësteve të kredisë që rifinancohet dhe histori të rregullt të pagesave të kredisë ekzistuese.
Norma e interesit për Kredi Hipotekore për Rifinancim
- Normat e interesit aplikohen mbi shumën e përdorur për rifinancimin e kredisë ekzistuese.
- Klienti ka mundësi të zgjedhë ndërmjet dy alternativave të normës vjetore fikse, për një periudhë fillestare prej 2 ose 3 vitesh. Pas përfundimit të periudhës së zgjedhur me normë fikse, do të aplikohet normë interesi variabël.
| LEK | EUR | |
| Norma e Interesit e Aplikueshme |
- 2.50% për 2 vitet e para; ose Më pas Bono Thesari 12M + 1.4%, min 2.5%. |
- 2.50% për 2 vitet e para; ose Më pas EURIBOR 12M + 2.5%, min 3.5%. |
Shuma e Financimit
- Shuma maksimale e financimit: deri në 1 milion euro (ose ekuivalenti në Lekë).
- Shuma e rifinancimit: Deri në 100% të detyrimit të mbetur të klientit pranë bankës ekzistuese, por në çdo rast jo më shumë se 70% e vlerës së kolateralit.
- Financim shtesë: Në rast se klienti kërkon financim shtesë përtej shumës së nevojshme për shlyerjen e kredisë ekzistuese, ky financim do të trajtohet sipas kritereve dhe kushteve të produktit standard përkatës.
Afati i Kredisë Hipotekore
Kredi për Blerje ose Ndërtim Shtëpie: Deri në 30 vite, sipas kritereve dhe kushteve të kredisë ekzistuese që rifinancohet.
Komisione dhe tarifa të aplikueshme për kredinë
- 0% komision disbursimi për rifinancim, transferim kredie nga banka të tjera
- Tarifa e vlerësimit të kolateralit, sipas llojit të pronës.
- Kosto noteriale (sipas tarifave të noterëve) dhe kosto bllokimi kolaterali në hipotekë (sipas ZRPP)
- Sigurimi i detyrueshëm i pronës dhe i jetës, e pagueshme çdo vit
Kërkesat për kolateral
- Hipotekë mbi pronën e financuar ose mbi një pronë tjetër të pranueshme nga banka si kolateral.
- Vlerësimi kryhet nga vlerësues të autorizuar nga banka dhe kostot e vlerësimit mbulohen nga Klienti.
Dokumentacioni i Kërkuar
Dokumentacioni kërkohet për kredimarrësin, bashkëkredimarrësin dhe garantorin financiar (nëse aplikohet).
Dokument Identifikimi
- Kartë identiteti ose Pasaportë
- Certifikatë familjare
Dokumentacioni mbi të ardhurat
- Nga punësimi: Vërtetim page vjetore (e-albania) dhe vërtetim kontributesh (e-albania)
- Nga qiraja: kontrata e qerasë, titull i pronësisë, lëvizje llogarie e kalimit të qerasë të paktën 6 muaj
- Nga biznesi: të paktën 2 vite aktivitet të licencuar dhe 2 vitet e fundit rezultat financiar pozitiv.
Dokumentacioni mbi Pronën dhe kredinë që po rifinancohet
- Kontrata e kredisë hipotekore me bankën ekzistuese.
- Plani aktual i amortizimit.
- Kontratë Shit-Blerje ose Sipërmarrje për qëllimin e kredisë që po rifinancohet
- Dokumentacioni mbi pronën që ofrohet si kolateral: certifikata e pronësie, kartela e rifreskuar, origjina e pronës.
Dokumentacioni që kërkohet është në varësi të tipologjisë së kolateralit.
Shembull Ilustrues i Kredisë Hipotekore për rifinancim
| Fikse për 2 vite | Fikse për 3 vite | |
| Shuma e financimit | 8,000,000 Lekë | 8,000,000 Lekë |
| Monedha | Lekë | Lekë |
| Afati | 25 vite | 25 vite |
| B. Thesari 12 Mujore | 3.027% | 3.027% |
| Norma e Interesit Variabël |
2.5% fikse për 2 vite |
2.99% fikse për 3 vite |
| Kësti Mujor |
Për 2 vitet e para: 35,889 Lekë |
Për 3 vitet e para: 37,895 Lekë |
| Norma Efektive e Interesit (NEI) | 4,63% | 4,68% |
| Shuma totale e Interesit | 5,078,379 Lekë | 5,157,124 Lekë |
| Shuma totale për t’u paguar | 13,078,379 Lekë | 13,157,124 Lekë |
Kredia në monedhë të ndryshme nga monedha e të ardhurave, rrit rrezikun nga luhatjet e kursit të këmbimit.
Normat referencë të Bonove të Thesarit (BTH) janë subjekt ndryshimi, përcaktohen nga politika monetare e Bankës së Shqipërisë.
Për të parë Fletën e Standardizuar të Informacionit Parakontraktor, jeni të lutur të drejtoheni te dokumentacioni më poshtë.
Për informacion më të detajuar në lidhje me Interesat e Kredisë shikoni Listën e Çmimeve.
Kujdes! Huamarrja kushton para!
________________________________
*) Nëse norma e interesit në kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBOR-it ka rënë nën zero, kjo vlerë do të konsiderohet zero për llogaritjen e normës së interesit.


