Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Specialist në Departamentin e Kontrollit Operacional
Pozicioni: Specialist ne Departamentin e Kontrollit Operacional
I raporton: Drejtuesit te Departamentit te Kontrollit Operacional
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 13 Nentor 2026
Qellimi i pozicionit:
Specialisti ne Departamentin e Kontrolleve Operacionale ka si qellim te mbikeqyre ne menyre te vazhdueshme aktivitetin operacional ne rrjetin e degeve te ABI Bank. Permes kontrolleve periodike dhe tematike, identifikimit te devijimeve nga procedurat dhe udhezimet e miratuara, analizimit te anomalive dhe ndjekjes se masave korrigjuese, pozicioni kontribuon ne forcimin e disiplines operacionale dhe ne reduktimin e rrezikut operacional.
Roli synon gjithashtu te siguroje zbatimin e standardeve te brendshme, kerkesave rregullatore dhe politikave te bankes, si dhe cilesine dhe besueshmerine e te dhenave te klienteve, llogarive, produkteve dhe transaksioneve te kryera ne dege.
Pergjegjesite Kryesore:
- Kryen kontrolle te planifikuara dhe te paplanifikuara ne deget e bankes, ne perputhje me planin e miratuar te mbikeqyrjes.
- Verifikon zbatimin e procedurave dhe udhezimeve operacionale, cilesine e sherbimit ndaj klientit, proceset e arkes dhe proceset administrative.
- Monitoron ndarjen e detyrave, nivelet e autorizimit dhe funksionimin e mekanizmave te kontrollit te brendshem.
- Verifikon administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit fizik, formulareve bankare, çelesave dhe elementeve te tjera me rendesi operacionale, si dhe procedurat e hapjes dhe mbylljes se degeve.
- Kontrollon plotesine, saktesine dhe perputhshmerine e dokumentacionit te transaksioneve dhe sherbimeve bankare me procedurat e brendshme.
- Kryen kontrolle tematike mbi depozitat, llogarite, pagesat, arken dhe procese te tjera te retail banking; identifikon parregullsite dhe eskalon rastet me ndikim te rendesishem.
- Identifikon dobesite e proceseve, analizon shkaqet e devijimeve dhe vlereson ekspozimin potencial ndaj humbjeve operacionale.
- Bashkepunon me Riskun Operacional, Compliance dhe strukturat perkatese per trajtimin e problematikave dhe sinjalizon rastet e dyshimta sipas kanaleve te raportimit te bankes.
- Pergatit raporte periodike, dokumenton gjetjet dhe afatet per korrigjim, ndjek planet e veprimit dhe verifikon efektivitetin e masave korrigjuese.
- Kontribuon ne standardizimin dhe permiresimin e proceseve, perditesimin e checklist-ave, automatizimin e kontrolleve dhe trajnimin/komunikimin per problematikat e perseritura.
Kritere formale:
- Diplome e studimeve te larta ne Universitetin Ekonomik ose ne nje fushe te ngjashme.
- Te pakten 3 vite eksperience pune ne sektorin bankar.
- Njohuri te mira te gjuhes angleze, ne te shkruar dhe ne te folur.
- Njohuri te mira te ligjeve dhe rregulloreve bankare dhe te kerkesave te autoriteteve rregullatore.
- Njohje e mire e sistemit operativ bankar Flexcube.
Aftesite/Kompetencat e kerkuara:
- Aftesi te mira analitike dhe ne zgjidhjen e problemeve.
- Aftesi organizative dhe aftesi per percaktimin e prioriteteve te punes.
- Aftesi per te punuar ne grup dhe per te bashkepunuar me struktura te ndryshme.
- Aftesi shume te mira komunikimi dhe te te shkruarit.
- Fleksibilitet dhe aftesi per t’u pershtatur me detyra te reja dhe me nje shumellojshmeri pergjegjesish.
- Integritet, objektivitet, kujdes ne trajtimin e informacionit dhe ruajtje e konfidencialitetit.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.


