Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist i lartë për zgjidhje inovative dhe Inteligjencë Artificiale    

Pozicioni: Specialist i larte per zgjidhje inovative dhe Inteligjence Artificiale    
I raporton: Drejtori i Divizionit te Digjitalizimit  
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 10 Nentor 2026

Qellimi i pozicionit:

Specialisti eshte pergjegjes per implementimin, integrimin, testimin dhe monitorimin e zgjidhjeve AI te miratuara, duke siguruar perdorim te sigurt, te qendrueshem dhe me vlere te matshme per biznesin. Gjithashtu ofron ide dhe zgjidhje inovative sipas teknologjive te reja ne fushen e teknologjise se informacionit.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Analizon kerkesat e biznesit dhe i perkthen ne zgjidhje teknike duke implementuar elemente te AI dhe inovacion.
  • Vlereson, konfiguron dhe implementon modele, platforma dhe API AI.
  • Integron zgjidhjet AI me aplikacionet, databazat dhe sistemet ekzistuese sipas kerkesesve te miratuara.
  • Kryen testimin, vendosjen ne prodhim dhe monitorimin e cilesise, kostos dhe performances.
  • Zbaton kontrollet e sigurise, privatesise, aksesit dhe perdorimit te pergjegjshem bazuar ne politikat e sigurise se kompanise.
  • Dokumenton zgjidhjet dhe trajnon perdoruesit dhe ekipet mbeshtetese.
  • Identifikon, propozon dhe piloton ide inovative, duke vlerësuar ndikimin dhe mundësinë e shkallëzimit të tyre.

Kritere formale:

  • Diplome ne Informatike, Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca te te dhenave ose fushe te ngjashme.
  • 2–4 vite eksperience ne zhvillim software, integrim sistemesh, automatizim ose cloud.

Aftesite/Kompetencat e kerkuara:

  • Te pakten 1–2 vite eksperience praktike ne implementimin e zgjidhjeve AI apo zgjidhjeve innovative IT, duke perfshire integrimin e API-ve, prompt engineering, zgjidhje RAG, testim, vendosje ne prodhim dhe monitorim, etj.
  • Njohuri shume te mira ne Python, REST API, JSON, SQL, Git, etj.
  • Njohuri mbi platformat dhe zgjidhjet cloud.
  • Aftesi te mira analitike, dokumentimi dhe komunikimi.

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X