Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist i lartë i Platformës Core Banking

Pozicioni: Specialist i larte i Platformes Core Banking
I raporton: DrejtorI i Departamentit te Platformave Core Banking
Vendndodhja: Tirane    
Afati i fundit i aplikimeve: 5 Nentor 2026

Pergjegjesite Kryesore:

  • Identifikon, analizon dhe ndjek zgjidhjen e incidenteve/ problematikave qe lidhen me sistemin qendror te bankes (Oracle Flexcube) dhe integrimet e lidhura me te , ne bashkepunim me providerin e sistemit dhe Palet e Treta.
  • Koordinon ngushtesisht me providerin e sistemit dhe njesite e bankes duke siguruar qe zgjidhjet e duhura te testohen dhe verifikohen dhe dokumentohen perpara kalimit ne mjedisin e Production-it
  • Analizon kerkesat e njesive te biznesit dhe dizenjon, miremban dhe mbeshtet konfigurimin dhe parametrizimin e produkteve, sherbimeve dhe funksionaliteteve te reja ne sistemin qendror te bankes.
  • Dizenjon, zhvillon dhe implementon module te reja, customizime dhe permiresime te funksionaliteteve ekzistuese ne sistemin qendror te bankes, sipas kerkesave te biznesit.
  • Zhvillon dhe miremban raporte ne BI Publisher, sipas kerkesave te njesive te biznesit.
  • Pergatit dhe miremban dokumentacionin teknik per zgjidhjet e implementuara, dhe pergatit Manualin e Perdoruesit

Kritere formale:

  • Diplome universitare ne Shkenca Kompjuterike, Elektronike ose fusha te ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperience pune ne IT ne sektorin bankar, ne pozicionin e zhvilluesit
  • Eksperience ne programim me PL/SQL, JavaScript dhe Java. Eksperienca me FLEXCUBE Development Workbench/Extensibility framework eshte e preferueshme
  • Eksperience ne perdorimin e bazave te te dhenave Oracle 19c dhe mjeteve te raportimit, si BI Publisher.
  • Njohuri shume te mira mbi produktet dhe sherbimet bankare, si dhe mbi sistemin Core Banking Flexcube.
  • Eksperience ne konfigurimin dhe parametrizimin e produkteve te reja ne Flexcube.
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.

Aftesite/Kompetencat e kerkuara:

  • I/e perkushtuar ne pune dhe i/e orientuar drejt rezultateve.
  • Aftesi te mira analitike dhe ne zgjidhjen e problemeve.
  • Aftesi per te punuar ne grup, me pergjegjshmeri dhe iniciative per permiresimin e proceseve te punes.
  • Aftesi shume te mira komunikimi.
  • Aftesi te mira ne menaxhimin e ngarkeses se punes dhe percaktimin e prioriteteve 

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1-Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2-Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X