Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Specialist i Operacioneve në Karta
Pozicioni: Specialist i Operacioneve në Karta
I raporton: Përgjegjësit te Sektorit të Operacioneve në Karta
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 15 Tetor 2026
Pershkrimi i Rolit:
Përgjegjës për ekzekutimin dhe monitorimin e proceseve operacionale që lidhen me kartat e emetuara nga banka, duke siguruar procesim të saktë dhe në kohë të kërkesave të klientëve, parametrizimin e produkteve, monitorimin e transaksioneve dhe mbështetjen e vazhdueshme për degët, klientët dhe njësitë e tjera të bankës.
Pergjegjesite Kryesore:
- Proceson kërkesat për emetim, rinovim, zëvendësim, riemision dhe mbyllje kartash.
- Verifikon dhe administron të dhënat e klientëve në sistemet e kartave.
- Kryen aktivizimin, bllokimin dhe zhbllokimin e kartave sipas procedurave të bankës.
- Mbështet procesin e prodhimit, personalizimit dhe shpërndarjes së kartave.
- Monitoron transaksionet e kartave dhe identifikon parregullsitë operative.
- Administron kërkesat operacionale të klientëve dhe degëve.
- Verifikon procesimin korrekt të autorizimeve te transaksioneve me karta
- Ndjek rastet e refuzimeve të transaksioneve dhe koordinon zgjidhjen e tyre.
- Mbeshtet degët lidhur me produktet e kartave.
- Asiston klientët për çështje që lidhen me përdorimin dhe administrimin e kartave.
- Trajton kërkesat dhe ankesat në përputhje me SLA-të e përcaktuara.
- Siguron komunikim efektiv me njësitë e tjera të bankës për zgjidhjen e problematikave të klientëve.
- Administron dhe ndjek rastet e disputeve dhe chargeback-eve te kartembajtesve te Bankes
- Mban evidencë dhe përgatit raportime mbi rastet e trajtuara.
- Kontrolli dhe Përputhshmëria.
- Kryen kontrolle ditore mbi aktivitetin operacional të kartave.
- Identifikon dhe raporton problematikat ose risqet operative.
- Siguron respektimin e procedurave të brendshme dhe politikave të bankës.
- Mbështet auditimet e brendshme dhe të jashtme duke ofruar dokumentacionin e nevojshëm.
- Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin e kartave.
- Mban evidencë të kërkesave operative dhe incidenteve.
- Jep rekomandime për optimizimin e proceseve operative.
- Merr pjesë në testimet e produkteve dhe funksionaliteteve të reja.
- Kontribuon në automatizimin dhe përmirësimin e proceseve të sektorit.
Kritere formale:
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në operacionet bankare, kartat ose pagesat elektronike.
- Njohuri mbi aplikacionet dhe sistemet e menaxhimit të kartave.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri në përdorimin e sistemeve bankare dhe aplikacioneve Microsoft Office.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.


