Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist në Divizionin e AML & Compliance

Pozicioni: Specialist ne Divizionin e AML & Compliance
I raporton: Drejtuesit te Divizionit te AML & Compliance
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 11 Shtator 2026

Objektivi i rolit:

Te asistoje Divizionin e AML & Compliance ne misionin e ruajtjes se imazhit dhe reputacionit te Bankës ne lidhje me palët e treta dhe klientët.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Monitoron dhe komunikon ndryshimet ligjore dhe ato te kuadrit rregullativ qe ndikojnë ne marrëdhëniet e klientëve me bankën, apo aktivitetet ekzistuese te biznesit;
  • Përgatit, raporte drejtuar Autoritetit Përgjegjës;
  • Asiston ne kryerjen e kontrolleve dhe heton transaksione te pazakonshme ose te dyshimta te klientëve sipas politikave dhe procedurave përkatëse te Bankës.
  • Asiston ne kryerjen e kontrolleve te procedurës se identifikimit KYC, si dhe zbatimin e masave përkatëse, pas fillimit te marrëdhënies dhe gjate saj;
  • Kryen vlerësimin e klientëve dhe kategorizimin bazuar ne përqasjen sipas rrezikut;
  • Asiston koleget ne plotësim ne kohe dhe te sakte te informacionit te përgatitur ne lidhje me përgjigjet ndaj kërkesave te adresuara nga Autoritetet Kompetente (DPPPP, etj.)
  • Ofron stafit sqarime ne lidhje me çështjet qe kane te bëjnë me zbatimin e rregullave dhe procedurave KYC dhe AML/CFT;
  • Asiston koleget ne plotësim ne kohe dhe te sakte te te gjitha te dhënave te nevojshme për hartimin e raporteve te zakonshme dhe te jashtëzakonshme qe Divizioni është i detyruar te paraqesë;
  • Kryen monitorim të përditshëm dhe kontrollon transaksione të klientëve, veçanërisht ato të shumave të mëdha, transfertat ndërkombëtare të fondeve, transaksionet e këmbimit valutor, transaksionet e klientëve te rastësishëm dhe kredive mbyllura para kohe.

Kritere formale:

  • Diplome Universitare, preferohet ne shkenca ekonomike ose shkenca juridike;
  • Minimumi 3 vite eksperience ne fushen e AML/CFT, e preferueshme ne sistemin bankar.

Aftesite/Kompetencat e kerkuara:

  • Aftësi shume te mira analitike dhe te zgjidhjes se problemeve;
  • Aftësi shume te mira organizative;
  • Aftësi shume te mira per t’u pershtatur ne nje mjedis dinamik pune;
  • Aftësi për te punuar ne mënyre te pavarur dhe për te marre iniciativa te reja. 

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]

2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X