Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Oficer Kredie i Lartë, Linja e Biznesit NOA

Pozicioni: Oficer Kredie i Lartë, Linja e Biznesit NOA
I raporton:
Drejtorit të Degës
Vendodhja:
Tiranë
Afati i fundit i aplikimeve:
19 Gusht 2026

Qëllimi i punës:

Oficeri i Lartë i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për gjithë ciklin e jetës së kredisë së një klienti.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  • Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA;
  • Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
  • Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
  • Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
  • Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
  • Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
  • Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet procedurat dhe politikat e reja, dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
  • Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë duke u përqendruar tek negociimi me klientin;
  • Siguron trajnim dhe mentorim të përditshëm për Oficerët e rinj duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion.

Kërkesat për pozicionin:

  • Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje;
  • E detyrueshme eksperienca bankare / mikrofinancë;
  • Aftësi të shkëlqyera analize financiare;
  • Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
  • Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj në adresën [email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.

X