Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Koordinator SME, Linja e Biznesit NOA
Pozicioni: Koorndator SME për Linjën e Biznesit NOA
I raporton: Drejtorit të Divizionit të Rrjetit të Degëve
Vendodhja: Tiranë / Durrës
Afati i fundit i aplikimeve: 19 Gusht 2026
Qëllimi i punës:
Përgjegjës për menaxhimin e procesit të plotë të kredidhënies, vlerësimit dhe miratimit të kredive SME si dhe portofolit respektiv. Ky rol përfshin bashkëpunim të ngushtë me oficerët e kredisë në degë dhe njësitë e tjera të institucionit për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e kredidhënies dhe arritjen e objektivave të biznesit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
- Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i ofron këshillim financiar; Zhvillon takime me ta për të rritur ndërgjegjësimin mbi produktet tona dhe kushtet e kredidhënies; Negocion dhe përmbyll marrëveshjen e financimit, me qëllim arritjen e objektivave të shitjes për SME-në;
- Vlerëson aplikimet për kredi SME dhe sigurohet që i gjithë dokumentacioni i kredisë është i plotë dhe lejon vlerësimin e qartë të riskut; Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës; analizon kapacitetet ripaguese të klientit;
- Siguron që janë kryer të gjithë kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve dhe personave të lidhur si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;
- Përpilon raportin financiar dhe propozimin e plotë të biznesit për vlerësim në komitetin e kredisë në përputhje me procedurat e kredidhënies; Prezanton rastin në mbledhjet e komitetit të kredisë duke siguruar detajet e nevojshme për të arritur në një vendimarrje përfurndimtare;
- Ofron mbështetje për Drejtorin e Degës, Oficerët e Kredisë dhe gjithë stafin në degë mbi procesin e vlerësimit të rasteve SME; Siguron trajnim dhe coaching të përditshëm për oficerët e kredisë duke siguruar shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues;
- Monitoron performancën e portofolit SME, duke ndjekur ecurinë e pagesave dhe duke identifikuar shenja të hershme të problemeve në ripagim;
- Ndihmon në hartimin dhe implementimin e strategjive për përmirësimin e cilësisë së portofolit SME; Identifikon mundësi cross-selling dhe up-selling për produkte të tjera financiare të kompanisë; Jep sugjerime për përmirësimin e produkteve dhe proceseve të kredidhënies bazuar në feedback-un nga klientët dhe oficerët e kredisë;
- Siguron mbledhjen dhe ruajtjen e informacionit të tregut dhe konkurrencës për të ofruar gjykim të vlefshëm në vendimarrjen e kompanisë;
- Siguron që praktikat e punës të jenë në përputhje me kërkesat ligjore, rregullatore dhe standardet e brendshme të pajtueshmërisë;
- Jep mbështetje në menaxhimin e marrëdhënieve me partnerë të jashtëm (institucione financiare, shoqata biznesi, etj.) për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi;
- Raporton rregullisht te Drejtori i Rrjetit të Degëve mbi ecurinë e portofolit, objektivat e arritura dhe sfidat e hasura.
Kërkesat për pozicionin:
- Minimumi 5 vite eksperiencë në një pozicion shitje / analist kredie SE në një institucion financiar/bankar;
- Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
- Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
- Aftësi të shkëlqyera analize financiare;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
- Aftësi të shkëlqyera trajnuese;
- Disponibilitet për të udhëtuar jashtë Tiranës; Vizita të rregullta në degë dhe terren;
- Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme.
Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj në adresën [email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.


