Individë
Home > Individë > Kartë debiti dhe krediti
Ofertat për kartat e mia

Oferta Booking Bash APP
Aktivizo abonimin tënd në aplikacionin “Booking Bash” falas dhe zgjidh ofertat fantastike, me ulje deri në 50%, ofruar nga Visa!
Deri më 30 Shtator 2026, të gjithë mbajtësit e kartave Visa të lëshuara nga ABI Bank mund të shkarkojnë aplikacionin Booking Bash dhe të aktivizojnë abonimin falas për 1 vit.
Me Booking Bash do të zbuloni oferta të shumta dhe zbritje deri në 50% në restorante, aktivitete, argëtim, blerje dhe eksperienca të tjera, gjatë udhëtimeve tuaja jashtë Shqipërisë.
Për më shumë informacion mbi ofertën dhe mënyrën e regjistrimit, klikoni tek Link.
Oferta është e vlefshme për të gjitha kartat Visa të lëshuara nga ABI Bank, përfshirë Visa Classic dhe Visa Gold, si në variantin Debit ashtu edhe Kredit.
Oferta Booking.com - 4% ulje ne rezervimet me karta Visa
Pushimet e përsosura ju presin në Booking.com me kartat Visa të Debitit dhe Kreditit nga ABI Bank
Nga 17 Qershor 2026 deri më 31 Dhjetor 2026, rezervoni akomodimin tuaj në Booking.com dhe paguani me kartën tuaj Visa Classic ose Visa Gold, Debit ose Kredit, të lëshuar nga ABI Bank, për të përfituar një rimbursim prej 4% të vlerës së rezervimit në formën e Booking.com Wallet Credit, i cili mund të përdoret për rezervimet tuaja të ardhshme në platformë.
Oferta ka kushte të veçanta si më poshtë:
- Përdoruesit përfitojnë 4% rimbursim në Wallet Credit ( Portofoli) në Booking.com kur paguajnë akomodimin e tyre me kartën Visa.
- Oferta është e vlefshme për përdoruesit nga Europa që bëjnë rezervimin dhe kryejnë pagesën gjatë periudhës nga 17 Qershor 2026 deri më 31 Dhjetor 2026. Udhëtimi mund të realizohet edhe jashtë periudhës promocionale.
- E disponueshme për të gjithë mbajtësit e kartave Visa të debitit dhe kreditit përmes faqes së ofertës promocionale.
- Oferta nuk është e vlefshme për pagesat e bëra me karta me parapagesë njëpërdorimshe.
- Rezervimet e kryera direkt përmes faqes zyrtare ose aplikacionit të Booking.com nuk përfitojnë nga ky promocion.
- Përdoruesit që zgjedhin opsionin paguaj në destinacion “Pay at the property” nuk përfitojnë nga oferta.
- Oferta nuk është e vlefshme për rezervimet e anuluara ose në rastet e mosparaqitjes (no-shows).
- Oferta nuk është e disponueshme për të gjitha llojet e akomodimeve.
- Wallet Credit (Portofoli) do t’i kreditohet në Portofolin e tij në Booking.com brenda 64 ditëve pas përfundimit të qëndrimit.
Për më shumë informacion mbi ofertën dhe kushtet e saj, klikoni tek Link.


