Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Menaxher i Departamentit të Kontrollit Financiar
Pozicioni: Menaxher i Departamentit te Kontrollit Financiar
I raporton: Zv./Drejtorit te Divizionit te Finances
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve:10 Gusht 2026
Objektivi i rolit:
Menaxheri i Departamentit te Kontrollit Financiar mbikeqyr dhe menaxhon aktivitetet e kontrollit financiar brenda bankes. Ky rol perfshin sigurimin e saktesise, integritetit dhe pajtueshmerise se raportimit financiar, menaxhimin e kontrolleve te brendshme dhe garantimin e zbatimit te standardeve nderkombetare te kontabilitetit dhe kerkesave rregullatore.
Roli kerkon mbikeqyrje strategjike te proceseve financiare, udheheqje te ekipit dhe permiresim te vazhdueshem te praktikave financiare, me qellim qe Divizioni i Finances te permbushe me sukses kerkesat ne fuqi dhe te lehtesoje procesin e vendimmarrjes financiare per permiresimin e gjendjes financiare te bankes.
Pergjegjesite Kryesore:
- Kontrolli dhe Analiza Financiare: Kryen analiza financiare për të ofruar informacion të vlefshëm mbi saktësinë e të dhënave financiare të bankës, duke mbështetur procesin e vendimmarrjes së menaxhmentit.
- Kontrolli i Brendshëm dhe Përputhshmëria (Compliance): Siguron përputhshmërinë me rregulloret financiare, standardet e kontabilitetit dhe politikat e brendshme të bankës. Mbikëqyr respektimin e legjislacionit tatimor, kuadrit rregullator dhe detyrimeve të tjera ligjore e rregullatore.
- Drejtimi dhe Zhvillimi i Ekipit: Menaxhon dhe zhvillon një ekip me performancë të lartë të specialistëve të kontrollit financiar dhe stafit tjetër të departamentit. Forcon bashkëpunimin brenda ekipit për të mbështetur objektivat financiare të bankës. Harton dhe zbaton procedura e procese që përputhen me objektivat e departamentit dhe rrisin produktivitetin.
- Mbikëqyrja Strategjike Financiare: Ofron mbështetje në vlerësimin dhe zbatimin e projekteve strategjike, duke siguruar fizibilitetin financiar dhe minimizimin e rreziqeve. Ndihmon në marrjen e vendimeve të bazuara në analiza të dhënash lidhur me investimet, menaxhimin e kostove dhe alokimin e kapitalit.
- Përmirësimi i Sistemeve dhe Proceseve: Mbikëqyr implementimin dhe përmirësimin e sistemeve financiare, duke siguruar që ato mbështesin nevojat e bankës për raportim dhe kontroll financiar. Rekomandon dhe drejton iniciativa për përmirësimin e proceseve brenda funksionit të kontrollit financiar, me qëllim rritjen e saktësisë dhe efikasitetit.
Kritere formale:
- Diplome universitare ne Finance, Kontabilitet ose nje fushe tjeter te ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperience ne raportim financiar, kontroll financiar, kontabilitet ose auditim, si dhe te pakten 2 vite eksperience ne nje rol menaxherial.
- Kualifikimet profesionale perbejne avantazh te konsiderueshem.
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze, ne te shkruar dhe te folur.
Aftesite/Kompetencat e kerkuara:
- Njohuri te avancuara mbi rregulloret financiare, standardet e kontabilitetit (IFRS, GAAP) dhe proceset e raportimit financiar.
- Njohuri te mira te sistemeve financiare (SAP, Oracle ose sisteme te ngjashme) dhe aftesi te avancuara ne Microsoft Excel.
- Mendesi e forte analitike per te mbeshtetur permiresimin e analizave strategjike financiare.
- Njohuri te shkelqyera mbi parimet e kontabilitetit, raportimin financiar dhe pajtueshmerine rregullatore.
- Aftesi shume te mira komunikimi dhe marredheniesh nderpersonale, me aftesine per te bashkepunuar me te gjitha nivelet e organizates.
- Vemendje e larte ndaj detajeve dhe aftesi per te punuar nen presion dhe per te respektuar afatet.
- Aftesi te forta per zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e çeshtjeve financiare.
- Bashkepunim dhe komunikim shume i mire me njesite e tjera te divizionit dhe strukturat e bankes per koordinimin dhe zbatimin e raporteve perkatese.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.


