Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

ABI Bank në Korcë “Stacionet e Gjelbra”

Projekti  i Bashkisë Korcë “Stacionet e Gjelbra”, ka përfunduar ditën e shtunë 6 Tetor me Festën e Mollës në fshatin Dvoran.

“Stacionet e Gjelbra”, organizim i Bashkisë së Korҫës solli gjatë gjithë verës aktivitete festive në disa fshatra të rrethit të Korcës si Voskopojë, Drenovë etj duke promovuar vlerat e trashëguara kulturore të secilës krahinë.

 

Stafi i degëve të Bankës Amerikane të Investimeve u bashkua në vjeljen tradicionale të mollëve dhe festimeve të kësaj zone turistike.

 

Banka Amerikane e Invstimeve ishte sponsor i projektit “Stacionet e Gjelbra” duke treguar mbështetjen e përhershme të aktiviteteve që promovojnë vlerat kulturore dhe folklorike të vendit . 

    

X