Individë
Home > Individë > Llogari rrjedhëse dhe kursimi
Llogaria e Kursimit për Fëmijë - “KIDS”

Ndërto të ardhmen financiare të fëmijës që sot
Banka prezanton llogarinë e re të kursimit për fëmijë “KIDS”, një zgjidhje e dedikuar për fëmijët nën moshën 18 vjeç, e krijuar për të nxitur kursimin, edukimin financiar dhe sigurinë afatgjatë të kursimeve familjare.
Me “KIDS”, prindërit dhe përfaqësuesit ligjorë mund të depozitojnë në mënyrë të thjeshtë dhe pa kufizime, duke ndërtuar gradualisht një fond të sigurt për të ardhmen e fëmijës.
Pse të zgjidhni llogarinë e kursimit për fëmijë “KIDS”?
Llogaria “KIDS” është më shumë se një llogari kursimi. Ajo është një instrument që ndihmon në:
- Nxitjen e zakoneve të hershme të kursimit
- Edukimin financiar të fëmijëve që në moshë të vogël
- Sigurimin e një kapitali të ardhshëm për studime dhe nevoja personale
- Manaxhim të sigurt dhe të kontrolluar nga prindërit
Kush mund ta hapë llogarinë e kursimit për fëmijë "KIDS"?
- Çelja e llogarisë mund të kryhet nga njëri prej prindërve apo përfaqësuesit ligjor të fëmijës. Në çdo rast prindi firmos si kujdestar ligjor dhe fëmija është titullar i vetëm i llogarisë.
- Llogaria hapet për fëmijë nga 0 – 18 vjeç. Mosha maksimale e fëmijës për hapjen e llogarisë është 14 vjeç.
- Fondet në llogarinë e kursimit për fëmijë bëhen të disponueshme dhe të përdorshme nga vetë fëmija sapo arrin moshën madhore.
Kushtet kryesore të produktit
- Monedha LEK / EUR / USD
- Norma vjetore e interesit: LEK 3.00% / EUR 2.00% / USD 2.00%
- Interesi kreditor përllogaritet mbi balancën ditore të llogarisë në fund të çdo dite dhe kreditohet në llogari një herë në vit, në datën 25 Janar.
- Norma e interesit për llogarinë e kursimit për fëmijë rishikohet çdo vit në datën 25 Janar, sipas kushteve të tregut dhe politikave të bankës.
- Shuma minimale për hapjen e llogarisë: LEK: 10,000 / EUR: 100 / USD: 100
- Për llogarinë e kursimit nuk aplikohen komisione hapje dhe mirëmbajtje
- Nuk ka kufizime për numrin dhe shumën e depozitimeve në llogari
- Nuk aplikohen komisione për depozitime në çdo degë të Bankës Amerikane të Investimeve
- Klienti nuk mund të mbyllë llogarinë para mbushjes së moshës madhore. Në rast se llogaria mbyllet para mbushjes së moshës 18 vjeç, aplikohen penalitete në masën e interesave për periudhën pas likuidimit të fundit të interesave.
- Në momentin që klienti mbush moshën madhore (18 vjeç), kjo llogari kursimi do të përfitojë kushtet e llogarisë standard të kursimit dhe normën e interesit sipas kushteve të punës/buletinit në fuqi për këtë produkt.
Fushata promocionale | 1 – 30 Qershor
Përfito bonusin e mirëseardhjes prej 2,500 LEK (bruto) , 25 EUR apo USD (bruto) , duke çelur Llogarinë e Kursimit “KIDS” gjatë muajit Qershor.
- Periudha e fushatës për përfitimin e bonusit është 1 -30 Qershor
- Bonusin do ta përfitojnë vetëm klientët që hapin llogari të rë për fëmijë gjatë kësaj periudhe.
- Përjashtohen klientët që kanë një llogari ekzistuese të cilën e mbyllin për të hapur një llogari të re.
- Ky bonus do të përfitohet vetëm 1 herë.
- Bonusi do të kreditohet në llogarinë e klientit të fëmijës në muajin Korrik, pas përfundimit të fushatës.
Shënim: Bonusi që banka do ti kalojë klientit është bruto, mbi të do të mbahet tatim mbi të ardhura në masën 15%, në përputhje me përcaktimet ligjore.
Për më shumë informacion mbi llogarinë e kursimit, lexoni Buletinin e Depozitave.
_______________________________
Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.
Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave.


