Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Drejtues i Divizionit të Segmentit Individ
Pozicioni: Drejtues i Divizionit te Segmentit Individ
I raporton: Drejtuesit te Njesise Retail
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 01 Qershor 2026
Objektivi i Pozicionit:
Drejtuesi i Divizionit te Segmentit Individ eshte pergjegjes per monitorimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Segmentit Individ dhe produkteve per kete segment, duke siguruar zbatimin e strategjive te klientit, produkteve, çmimit dhe shitjes ne bashkepunim me linjat e tjera te Retail.
Siguron njohuri te perditesuara mbi tregun e segmenteve Individe, si dhe eshte pergjegjes per dizejnimin, promovimin dhe performancen e te gjitha produkteve dhe sherbimeve te Retailit, duke marre parasysh strategjine e Bankes, konkurrencen dhe nevojat e tregut, me qellim rritjen e te ardhurave te Bankes, maksimizimin e fitimit dhe sigurimin e nje niveli te larte te kenaqesise
dhe mbajtjes se klienteve.
Pergjegjesite Kryesore:
- Bashkepunon me Drejtuesin e Njesise Retail dhe CFO per pergatitjen e buxheteve per segmentet Individ, ne bashkepunim me Njesi te tjera ne Retail dhe/ose jashte tij.
- Monitoron ecurine e segmenteve te klienteve Individe pergjate gjithe vitit, duke identifikuar problematika dhe mundesite, ne menyre te tille qe te mundesohet realizimi i buxhetit.
- Monitoron performancen e produkteve per Individe, si dhe ndermerr veprime per permiresimin e tyre.
- Pergjegjes per dizenjimin efektiv, zhvillimin dhe implementimin e produkteve dhe sherbimeve per Individe.
- Pergjegjes per rishikimin dhe implementimin e ndryshimeve te produkteve nga pikepamja e biznesit (tiparet), permiresimeve te procesit, çmimit etj.
- Propozon produkte dhe sherbime te reja sipas nevojave te tregut si dhe konkurrences.
- Siguron njohuri te perditesuara mbi cfare ofron tregu dhe monitoron konkurrencen.
- Punon ne menyre aktive me drejtoret e degeve per te siguruar implementimin e sakte te produkteve dhe sherbimeve per segmente te caktuara.
- Punon ne menyre aktive me drejtoret dhe stafin e degeve per te negociuar çmime preferenciale per raste specifike.
- Suporton, monitoron dhe zhvillon nga ana profesionale stafin nen varesi si dhe jep kontribut per rritjen dhe zhvillimin profesional te stafit te degeve.
Kritere formale:
- Diplome Universitare ne Ekonomi, Finance ose fusha te tjera te ngjashme;
- Minimumi 5 vite eksperience bankare, e preferueshme ne role manaxheriale ne fushen e zhvillimit te produkteve apo ne njesine e Retail;
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe nderpersonale;
- Aftesi shume te mira manaxheriale;
- Aftesi per te punuar dhe koordinuar punen nen presionin e afateve kohore;
- Aftesi organizative shume te mira;
- Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze ne te folur dhe te shkruar.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.


