Individë

Home > Individë > Depozita

Depozita 25+5 në EUR/USD

Banka Amerikane e Investimeve ju ofron mundësi fleksibël dhe të sigurta për të rritur kursimet tuaja, përmes depozitës 25+5 në EUR dhe USD, të përshtatur sipas nevojave tuaja financiare.

Depozita 25-mujore në EUR dhe USD ofron likuidim interesi çdo 5 muaj dhe përfitim bonus prej 5 muajsh interes në maturim.

Zgjidhja ideale për ata që kërkojnë kombinimin e të ardhurave periodike me kthim të qëndrueshëm dhe të garantuar nga investimi i tyre.

Karakteristikat e depozitës 25 mujore në monedhën EUR & USD

  • Afati: 25 muaj
  • Monedha: EUR / USD
  • Tërhiqni interesat e depozitës suaj çdo 5-muaj
  • Interesi Bonus do të kreditohet në llogarinë tuaj në maturimin e depozitës
  • Kujdes: Tërheqja para afatit të maturimit:

    -Në rast të thyerjes së depozitës para afatit të maturimit klienti nuk përfiton asnjë interes
    -Në rast të thyerjes së depozitës para afatit, interesi i përfituar deri në atë moment do i rikthehet bankës duke u mbajtur nga principali i depozitës

  • Ju mund të përfitoni produkte kredie me kushte preferenciale duke vendosur si garanci depozitën tuaj.
Shuma EUR & USD Norma e interesit vjetor Interesi Efektiv
1,000 - 49,999 1.75% 2.10%
50,000 - 99,999 1.80% 2.16%
100,000 - 199,999 1.90% 2.28%
mbi 200,000 2.00% 2.40%

Për më shumë informacion, ju ftojmë të drejtoheni në një nga degët tona në Tiranë apo në rrethe.

OFERTË E LIMITUAR NË KOHË

________________________________________

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Sipas ligjit ‘’Për Sigurimin e Depozitave’’ nr.53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozitat në Bankën Amerikane të Investimeve sh.a sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

X