Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist i Lartë Raportimi

Pozicioni: Specialist i Larte Raportimi

I raporton: Drejtuesit te Departamentit te Analitikes

Vendndodhja: Tirane

Afati i fundit i aplikimeve: 15 Prill 2026

Objektivi i Rolit:

Te siguroje mbledhjen, menaxhimin dhe analizen e sakte dhe te besueshme te te dhenave, si dhe zhvillimin e raporteve dhe analizave cilesore, ne mbeshtetje te vendimmarrjes strategjike dhe operative, duke garantuar perputhshmerine me standardet rregullatore dhe praktikat me te mira te qeverisjes se te dhenave.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Mbledh dhe konsolidon te dhena nga burime te ndryshme te brendshme dhe te jashtme, duke siguruar plotesine dhe besueshmerine e tyre.
  • Kontribuon ne permiresimin, pastrimin dhe standardizimin e te dhenave, me qellim garantimin e qendrueshmerise dhe integritetit te tyre.
  • Bashkepunon ngushte me ekipin e MIS per menaxhimin, strukturimin dhe mirembajtjen e te dhenave.
  • Analizon te dhenat per te identifikuar trende, modele sjelljeje dhe devijime nga objektivat e percaktuara.
  • Harton, zhvillon dhe miremban raporte periodike dhe ad hoc, ne perputhje me kerkesat e biznesit.
  • Automatizon raportet e perseritura me qellim rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e proceseve manuale.
  • Siguron qe raportet te jene te sakta, te dorezuara ne kohe dhe ne perputhje me kerkesat e paleve te interesuara.
  • Zhvillon vizualizime te qarta, te strukturuara dhe interaktive te te dhenave, duke perdorur mjete si Power BI dhe Excel.
  • Bashkepunon me departamentet e tjera per te kuptuar nevojat e tyre te raportimit dhe per te pershtatur analizat sipas kerkesave specifike.
  • Mbeshtet ekipet nderfunksionale permes ofrimit te analizave dhe te dhenave ad hoc.
  • Verifikon dhe validon saktesine e raporteve dhe burimeve te te dhenave perpara shperndarjes.

Kritere formale:

  • Diplome Universitare ne fushen e Informatikes Ekonomike, Ekonomise ose fushave te tjera te ngjashme;
  • Minimumi 2 vite eksperience ne nje institucion bankar/financiar i ngjashem ne fushen e raportimeve dhe analizes se te dhenave;
  • Njohuri shume te mira te procesimit te te dhenave ne Excel;
  • Njohuri mbi raportimin financiar dhe menaxherial;
  • Njohuri te mira te paketes MS Office;
  • Familjaritet me standardet IFRS dhe konceptet bazë të riskut (p.sh. provigjionet, NPL, etj.) ;
  • Kuptim i kërkesave rregullatore (p.sh. Banka e Shqipërisë nëse është sektori bankar);
  • Aftësi për të identifikuar trende apo devijime nga të dhënat;
  • Kuptim i statistikës bazë dhe interpretimit të të dhënave;
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe bashkepunimi;
  • Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected] 

2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X