Individë

Home > Individë > Depozita

Depozita 12+2 në LEK

Banka Amerikane e Investimeve ju ofron mundësi fleksibël dhe të sigurta për të rritur kursimet tuaja, përmes depozitës 12+2 në LEK, të përshtatur sipas nevojave tuaja financiare.

Depozita 12-mujore në LEK ju mundëson përfitimin e interesit çdo muaj dhe bonus prej 2 muajsh interes në maturim.

Zgjidhja ideale për ata që kërkojnë kombinimin e të ardhurave periodike me kthim të qëndrueshëm dhe të garantuar nga investimi i tyre.

Karakteristikat e depozitës 12 mujore në monedhën LEK

  • Afati: 12 muaj
  • Monedha: LEK
  • Tërhiqni interesat e depozitës suaj çdo muaj
  • Interesi Bonus do të kreditohet në llogarinë tuaj në maturimin e depozitës
  • Kujdes: tërheqja para afatit të maturimit:

- Në rast të thyerjes së depozitës para afatit të maturimit klienti nuk përfiton asnjë interes
- Në rast të thyerjes së depozitës para afatit, interesi i përfituar deri në atë moment do i rikthehet bankës duke u mbajtur nga principali i depozitës

  • Depozita nuk mund të shtohet
  • Ju mund të përfitoni produkte kredie me kushte preferenciale duke vendosur si garanci depozitën tuaj.
Shuma Norma e interesit mujor Norma e interesit vjetor Interesi Efektiv
100,000 - 4,999,999 0.158% 1.90% 2.22%
5,000,000 - 9,999,999 0.167% 2.00% 2.33%
10,000,000 - 19,999,999 0.175% 2.10% 2.45%
mbi 20,000,000 0.183% 2.20% 2.57%
 

Për më shumë informacion, ju ftojmë të drejtoheni në një nga degët tona në Tiranë apo në rrethe.

OFERTË E LIMITUAR NË KOHË
_____________________________________________

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Sipas ligjit ‘’Për Sigurimin e Depozitave’’ nr.53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozitat në Bankën Amerikane të Investimeve sh.a sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

 

X