Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Drejtues i Divizionit te Kanaleve Alternative te Shperndarjes
Pozicioni: Drejtues i Divizionit te Kanaleve Alternative te Shperndarjes
I raporton: Drejtuesit te Njesise Retail
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 27 Mars 2026
Pershkrimi i Punes:
Drejtuesi i Divizionit te Kanaleve Alternative te Shperndarjes eshte pergjegjes per hartimin, zhvillimin, promovimin dhe monitorimin e performances se Kanaleve Alternative te Shperndarjes, duke siguruar zbatimin e strategjive te Bankes, produkteve, sherbimeve, çmimit dhe shitjes ne bashkepunim me linjat e tjera te Retail.
Formulon dhe udheheq zbatimin e strategjise digitale per Retailin duke u focusuar ne sherbimin ndaj klientit, rritjen e te ardhurave dhe menaxhimin e ciklit te jetes te produkteve dhe sherbimeve digjitale. Pergjegjes per permiresimin e eksperiences digjitale te klienteve duke perdorur teknologji innovative per produktet dhe sherbimet. Permireson funksionalitetin, perdorimin, migrimin e transaksioneve ne kanalet digjitale me synimin e rritjes se te ardhurave, realizimin e rritjes se synuar ne perputhje me buxhetet e synuar per te gjithe produktet dhe sherbimet digjitale.
Pergjegjesite Kryesore:
- Formulon dhe implementon strategjite e biznesit, marketingut dhe shitjes ne linje me strategjine e pergjithshme te njesise Retail.
- Inicion dhe koordinon dizenjimin e produkteve dhe sherbimeve te lidhura me Kanalet Alternative (Karta, Online Banking, ATM etj.) ne lidhje me krijimin e produkteve te reja dhe/ose ndryshime te karakteristikave/tipareve te produkteve egzistuese, ne bashkepunim te ngushte me Departamentin e Kanaleve Alternative prane Divizionit Operacional.
- Pergjegjes per monitorimin e tregut per te identifikuar ecurine e tij, nevojat e klienteve, si dhe sjelljen e konkurrences.
- Drejton rritjen e portofolit te klienteve, produkteve dhe sherbimeve digjitale, mbikqyr alokimin e duhur te te ardhurave, strukturen e komisioneve, etj me qellim maksimizimin e te ardhurave
- Pergjegjes per te optimizuar biznesin e Retail duke ulur kostot nepermjet automatizimit dhe digjitalizimit te produkteve dhe sherbimeve retail.
- Kerkon, koncepton, dizenjon, piloton, nxjerr ne shitje dhe marketon te gjitha produktet dhe sherbimet digjitale te Retailit.
- Bashkepunon ne hartimin e politikave te çmimeve per produktet dhe sherbimet me qellim ruajtjen e objektivave te perfitueshmerise te vendosura nga Banka, duke perfshire normat e interesit, komisionet etj. Negocion termat dhe kushtet preferenciale.
- Koordinon te gjitha palet e perfshira ne implementimin e produkteve dhe sherbimeve ne portofolin e tij/saj, qofshin keto te reja dhe/ose ndryshime/perditesime ne karakteristikat dhe proceset e produkteve egzistuese.
- Drejton, miremban dhe zhvillon me tej marredheniet me palet e treta si: Visa, MC, Procesorin, ofruesit e ATM, POS etj me focus ne rritjen e perfitueshmerise se bankes dhe rritjen e kenaqesise se klienteve.
- Pergjegjes per te percaktuar kerkesat e produktit/sherbimit, mjetet, sistemet etj bazuar mbi standardet e industrise me fokus rritjen e kenaqesise se klientit dhe maksimizimin e te ardhurave.
- Siguron qe te gjithe produktet dhe sherbimet ne menaxhim ne portofolin e tij/saj, te jene ne perputhje me rregulloret e brendshme dhe ato te jashtme qe i prekin ato.
- Merr pjese ne pergatitjen e buxhetit vjetor ne lidhje me portofolin e ketyre produkteve, si dhe ne vendosjen e objektivave vjetore, ne bashkepunim me Drejtorin e Njesise Retail dhe Drejtuesin e Kanaleve Alternative ne Divizionin e Operacioneve.
Kritere formale:
- Diplome Universitare ne Ekonomi, Finance, Menaxhim Biznesi, IT, ose fusha te tjera ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperience ne sektorin bankar, e preferueshme ne fushen e Retailit, bankingut digjital ose kanaleve alternative.
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe nderpersonale
- Aftesi shume te mira menaxheriale
- Aftesi per te punuar dhe koordinuar punen ne presionin e afateve kohore
- Aftesi per te menaxhuar projekte komplekse
- Aftesi shume te mira bashkepunimi
- Aftesi organizative shume te mira
- Njohuri shume te mira te gjithes Angleze (ne te folur dhe te shkruar)
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.


