Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Drejtues i Departamentit te Analizes, Raportimit dhe Strategjise se Menaxhimit te Riskut
Pozicioni: Drejtues i Departamentit te Analizes, Raportimit dhe Strategjise se Menaxhimit te Riskut
I raporton: Divizioni i Menaxhimi i Rrezikut dhe Kontrollit te Vazhdueshem
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 15.03.2026
Pershkrimi i Punes:
Objektivi kryesor i ketij roli eshte zhvillimi i raporteve dhe analiza e rezultateve qe i drejtohen Menaxhimit te Bankes, Bankes se Shqiperise dhe paleve te tjera ndaj riskut te kredise dhe mjaftueshmerise se kapitalit; Monitorimin e limiteve te riskut sipas Strategjise se Rrezikut te Bankes per riskun e kredise (perfshire kunderpartite), si dhe per mjaftueshmerine e kapitalit; Perllogaritjen e provigjoneve per riskun e kredise; Verifikimin dhe analizen e RWA-ve (Risk Weighted Assets) per percaktimin e mjaftueshmerise se kapitalit rregullator.
Te gjithe objektivat me lart, ne perputhje me politikat dhe procedurat e Bankes, si dhe me kerkesat rregullative qe permbajne riskun e kredise si dhe mjaftueshmerine e kapitalit.
Pergjegjesite Kryesore:
- Pergatit dhe analizon ne baze ditore, mujore dhe tremujore e raporteve te riskut per kredite e individeve dhe te biznesit sipas kerkesave te politikave dhe procedurave te Bankes, si dhe kerkesave te Menaxhimit te Larte, CRO dhe Deputy CRO.
- Siguron saktesine dhe plotesine e informacionit per riskun e kredise dhe mjaftueshmerine e kapitalit, te kerkuar nga Banka e Shqiperise apo pale te tjera. Siguron qe ky raportim te behet dhe ne kohe sipas afateve te percaktuara.
- Siguron nje vleresim te gjithanshem te riskut te kredise mbi cilesine e portofolit te kredise se Bankes, proceseve te kredise, perqendrimeve te riskut, si dhe te praktikave te menaxhimit te riskut te kredise nepermjet vleresimit, monitorimit dhe raportimit mbi portofolin e kredise.
- Siguron monitorime te vazhdueshme te riskut te kredise dhe testeve te kredise per te mbajtur nen vemendje praktikat e menaxhimit te riskut te kredise nga Linjat e Biznesit, proceset e tyre te kontrollit dhe cilesise se portofolit. Ketu perfshihen dhe monitorimi i kushteve te kredise, ndjekja per pagese ne kohe te kredive, etj.
- Siguron si linje e dyte kontrolli saktesine dhe plotesine e te dhenave te mirembajtura ne sistem te kredive dhe kolateraleve te Bankes.
- Siguron dhe koordinon provigjionimin korrekt dhe te sakte, llogaritjen e kostos se riskut, raportimin dhe optimizimin sipas rregullores se Bankes se Shqiperise si dhe klasifikimin dhe provigjionimin sipas IFRS9.
- Pergjegjes per verifikimin dhe analizen e RWA-ve (Risk Weighted Assets) per percaktimin e mjaftueshmerise se kapitalit rregullator, si dhe analizen e trendeve dhe variancave te RWA-ve.
- Siguron saktesi dhe plotesi te perllogaritjeve te RWA-ve, se bashku me respektimin dhe pajtueshmerine me kerkesat rregullative.
- Siguron pergatitjen e raporteve per kredite me probleme sipas udhezimeve te IFRS9.
- Siguron pergatitjen e raporteve monitoruese per pagesat ne kohe te kredive
- Siguron pergatitjen dhe dergesen ne kohe per aprovim te klasifikimit te portofolit te kredise sipas rregulloreve te Bankes se Shqiperise dhe standarteve IFRS9.
- Siguron monitorimin e klasifikimit te portofolit te kredise sipas sektoreve te ekonomise, limiteve te kredise, cilesise se portofolit, etj
- Siguron pergatitjen dhe analizen e Indikatoreve Kryesore te Riskut per Sistemet e Rikuperimit (Retail dhe Korporata).
- Siguron pergatitje ne kohe te raportimeve dhe analizave periodike apo ad-hoc per portofolin e kredive, perfshire ketu ato ne lidhje me indikatoret e riskut te kredise dhe mjaftueshmerise se kapitalit. Keto raporte dhe analiza sipas kerkesave te Menaxhimit te Larte te Bankes, CRO dhe Deputy CRO.
- Siguron ushtrimin e kontrolleve te nevojshme si dhe vendosjen e kontrolleve shtese si linje e dyte kontrolli ndaj procesit te mirembajtjes nga Loan Administration se te dhenave ne sistemin operacional te Bankes te portofolit te kredive dhe kolateraleve, ne kuader te permiresimit te vazhdueshem te ketij procesi.
- Miremban procedura dhe process flows te Bankes nen pergjegjesine e ketij funksion, si dhe kontribuon ne mirembajtjen e politikave dhe procedurave per pjese / ceshtje qe i perkasin ketij funksioni si aktor formal ne keto dokumente.
- Ndermerr projekte te percaktuara te nevojshme ne efikasitetin dhe eficencen e proceseve te ngritura per menaxhimin dhe monitorimin e riskut te kredise dhe te mjaftueshmerise se kapitalit, sipas udhezimeve te CRO si dhe te Menaxhimit Ekzekutiv apo SAPC.
- Mban te informuar CRO dhe Deputy CRO ne vazhdimesi dhe ne kohe ne lidhje me rezultatet e monitorimit ne menaxhimin e rrezikut te kredise (perfshire ate te kunderpartise) si dhe te mjaftueshmerise te kapitalit te Bankes.
- Raporton tek Menaxhimi i Larte cdo muaj ose me shpesh (sipas kerkesave perkatese), performancen e pagesave ne kohe te portofolit te kredise.
- Raporton tek Menaxhimi i Larte menjehere cdo thyerje limiti te percaktuar ne Risk Strategjine e Bankes per indikatoret ndaj riskut te kredise (perfshire ate te kunderpartise), si dhe ndaj mjaftueshmerise se kapitalit, sikurse dhe limitet e rritjes se aseteve sipas Risk Strategjise Vjetore.
- Koordinon punen dhe draftimin e raportit te ICAAP. (Perfshire ketu koordinimin me funksionet e tjera brenda Divizionit te Riskut ashtu dhe aktore te tjere per te kontribuar me informacionet e nevojshme ne funksion te ketyre raporteve.
- Mban rolin e sekretarit te SAPC, miremban rregulloren e SAPC, dergon propozime formale per aprovim nga ky komitet apo kujdeset per historizimin e cdo aprovimi te SAPC te propozimeve formale nga funksione te tjera. Mban minuta te takimeve te SAPC per cdo mbledhje qe vendoset te mbahet nga ky komitet ne perputhje me rregulloren perkatese. Kujdeset per ndjekjen e vendimmarrjeve nga ky komitet.
- Ndervepron me funksione te tjera brenda Divizionit te Riskut, ne pergjigjesite e ketij Divizioni kundrejt mire-menaxhimit te risqeve te kredise, financiare dhe operacionale te Bankes.
- Ofron keshillim, asistence, orientim ne çeshtje qe lidhen me menaxhimin e riskut te kredise dhe mjaftueshmerine e kapitalit, ne nivel organizate, si dhe siguron nje komunikim/bashkepunim efikas me te gjitha njesite e bankes te perfshira ne menaxhimin e ketyre rreziqeve.
- Merr masa te nevojshme ne mirembajtjen dhe komunikimin e informacioneve qe menaxhohen nga departamenti qe drejton, ne lidhje me ruajtjen e Sekretit Bankar ne cdo moment.
- Kryen detyra apo pergjegjesi te tjera qe i ngarkohen nga CRO, Deputy CRO, dhe / apo Menaxhmenti i larte i Bankes, ne varesi te nevojave qe lindin nga aktivitetet dhe operacionet e Bankes, sikurse dhe kerkesave rregullative apo te tjera ceshtje.
Kritere formale:
- Diplome Universitare ne Ekonomi, Finance-Banke, Menaxhim Risku apo ne fusha te ngjashme;
- Certifikime profesionale (FRM, PRM, CFA, Risk Governance etj) perbejne avantazh.
- Njohuri te mira mbi proçeset dhe kontrollet per menaxhimin e rrezikut te kredise, per mjaftueshmerine e kapitalit, si dhe te rreziqeve te tjera te Bankes.
- Te zotesoje informacion mbi funksionalitetin dhe karakteristikat e produkteve bankare, si dhe njohuri baze mbi perdorimin e Sistemit Qendror te Bankes (CBS).
- Njohje e legjislacionit dhe rregulloreve bankare ne fuqi.
- Njohje e praktikave me te mira dhe direktivave/udhezimeve te BASEL-it, si dhe te direktivave dhe udhezimeve te EBA.
- Aftesi analitike te zhvilluara dhe aftesi te larta ne perpilimin e raporteve.
- Aftesi te avancuar te perdorimit te Microsoft Excel, perdorimin e funksioneve te avancuara dhe integrimin e aplikacioneve te tjera te paketes Microsoft Office si Microsoft Access.
- Aftesi komunikimi dhe inter personale te shkelqyeshme.
- Aftesi shume te mira bashkepunimi.
Aftesite/Kompetencat e kerkuara:
- Eksperience pune mbi 5 vite, ne role te ngjashme brenda Sistemit Bankar.
- Eksperience ne role drejtuese, e preferueshme ne fushen e Menaxhimit te Riskut apo Raportimit te Riskut.
- Pervoje pune e meparshme ne procesore databazash, vecanerisht ne perpunimin e te dhenave.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.


