Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist i Operacioneve me karta,  ATM, POS dhe E-Commerce

Pozicioni:  Specialist i Operacioneve me karta,  ATM, POS dhe E-Commerce

I raporton:  Drejtorit te Departamentit te Kanaleve Alternative

Vendndodhja:  Tirane

Afati i fundit i aplikimeve:  18 Shkurt 2026

Pershkrimi i Rolit:

Specialist i Operacioneve me karta, ATM, POS dhe E-Commerce eshte pergjegjes per menaxhimin dhe mbeshtetjen operacionale te sherbimeve te pagesave elektronike te bankes, duke siguruar funksionim te qendrueshem, perputhshmeri rregullatore dhe cilesi te larte sherbimi ndaj klientit. Ky rol perfshin monitorimin e transaksioneve, administrimin e rrejtit ATM/POS, trajtimin e mosperputhjeve dhe chargeback si dhe bashkepunimin me njesite e tjera te Bankes per optimizimin e proceseve.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Pergjegjes per te gjithe procesin e operacioneve te kartave, duke perfshire produktet dhe sherbimet ekzistuese dhe te reja.
  • Monitoron skedarin CIF te sjell nga procesori (CIF output file) per errore te mundshme dhe merr masat e nevojshme per sistemimin e tyre.
  • Suporton Deget per çeshtje nen pergjegjesine e tij dhe zgjidh problemet operacionale dhe ankesat e klienteve qe nuk mund te zgjidhen ne nivel Dege.
  • Perditeson script-in per dergimin e faturave te kartave te kreditit, vendos faturat ne direktorine perkatese dhe monitoron dergimin e tyre.
  • Monitoron shperndarjen e kartave ne dege ne baze te raporteve perkatese, komunikon me kompanine Personalizuese/Transportit ne rast problematikash.
  • Pergatit dhe dergon ne baze mujore listen e kartave te kreditit qe skadojne te Credit Underwriters. Kryen rinovimet mujore te kartave te kreditit ne ICCS dhe mban ne ICCS komisionin vjetor per kartat e rinovuara.
  • Rileshoni kartat e kreditit/ PIN-et e kartave te kreditit ne ICCS dhe mban komisionin perkates per kartat dhe PIN te rileshuar.
  • Kryen modifikimet e kartave se kreditit ne ICCS, ne baze te formulareve te derguara nga Dega.
  • Mbyll kartat e kreditit te skaduara ne ICCS.
  • Kryen ndryshimet e llogarise se kartave te debitit ne CMS dhe CBS. Lidh llogarite e dyta/treta te kartave te debitit ne CBS.
  • Shton CIF e personit te autorizuar (LE Entity) ne switch per kartat e biznesit.
  • Mbyll switch per kartat e mbyllura ne CAS.
  • Monitoron dhe njofton deget per kartat e pashperndara ne baze mujore.
  • Mbledh dhe shkaterron kartat e padorezuara nga deget.
  • Pergatit listen per shlyerjen e balancave pozitive te kartes se kreditit ne ICCS.
  • Ndjek ankesat e klienteve ne lidhje me veprimet me karte me procesorin Euronet.
  • Reset PIN-it per kartat e debitit dhe te kreditit.
  • Pergjegjes per te gjithe procesin e operacioneve POS, perfshire produktet dhe sherbimet ekzistuese dhe te reja.
  • Teston sherbime te reja ose ndryshime ne konfigurimet e POS-it.
  • Hap ne sistemin e Procesorit(TMS) dhe sistemin e POS vendor (MTMS+) terminalet per tregtaret e rinj.
  • Kryen ne TMS/Mtms +, ndryshime apo mbyllje te terminaleve sipas kerkeses se klientit percjelle nga POS Officer.
  • Pergatit formularet e instalimit per POS/E-commerce dhe i dergon te Kompania e mirembajtjes se POS-it. Ndjek procesin deri ne instalim te terminaleve.
  • Ndjek dhe koordinon zgjidhjen e problematikave POS/E-commerce me Kompanine mirembajtjes se POS/ Procesorin deri ne zgjidhjen perfundimtare.
  • Ekstrakton nga sistemi dhe dergon ne baze ditore, fraud alerts te POS Officer.
  • Ekstrakton dhe dergon ne baze ditore te POS Officer, raportin per tregtaret qe nuk kane kryer shlyerje.
  • Pergatitja e memo per mbajtjen e tarifes se inaktivitetit/ mbylljes se POS sipas konfirmimit te biznesit, dhe ndjekja me Back Office per mbajtjen e tyre.
  • Ndjekja e procesit te faturimit me POS Vendor, Biznesin dhe Financen per demtimet e POS nga tregtaret.
  • Regjistron dhe  monitoron stokun e terminaleve POS.
  • Monitoron rrjetin e ATM-ve nepermjet sistemit te monitorimit KIXO dhe kryen troubleshoot-in e nivelit te pare.
  • Koordinon me kompanine e Mirembajtjes se ATM dhe ndjek ceshtjet deri ne zgjidhje.
  • Teston sherbime te reja ose ndryshime ne konfigurimet e ATM-ve.
  • Vepron si person kontakti dhe ndjek aktivitetet per instalimin dhe çinstalimin e ATM-ve, me Procesorin dhe Njesite e tjera ne Banke.
  • Regjiston mbushjet/ zbrazjet e rrjetit te ATM Euronet ne Flex.
  • Dergon balancat e ATM te Deget, dy here ne dite.
  • Menaxhon stokun dhe porosite e materialeve konsumatore te ATM-ve (p.sh. leter fature, karta pastrimi) dhe koordinon shperndarjen e tyre ne dege.
  • Lidh terminalet e reja te ATM me GL account ne Flex.
  • Miremban listen e terminaleve te ATM Euronet, ne rast instalimi cinstalimi te ATM.
  • Njofton Njesine e Marketingut dhe Mobile Banking per perditesimin e listes se ATM ne Mobile Banking dhe Web.
  • Kryen te gjitha punet e tjera qe i cakton Banka.

Kritere formale:

  • Diplome Universitare ne Ekonomi, Finance, Banke, Informatike Ekonomike ose fusha te ngjashme.
  • Te pakten 2 vite eksperience ne Sektorin Bankar.
  • Aftesi shume te mira analitike dhe komunikimi.
  • Aftesi per te punuar ne grup.
  • Njohuri per kartat & ATM/POS.
  • Qendrim pozitiv ndaj pergjegjesive dhe detyrave te caktuara, si dhe per keshillat dhe rekomandime nga Drejtuesit.
  • Njohuri ne rregullore te lidhura me Operacionet e Kartave.

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1-         Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]

2-         Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X