Individë

Banka Amerikane e Investimeve ofron në monedhën LEK, EUR dhe USD depozitën 12-mujore me mundësinë e shtimit të principalit të depozitës gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj. Për çdo shtesë depozite klienti përfiton interesa.
Karakteristikat e depozitës në monedhën LEK
- Afati: 12 muaj
- Monedha: LEK
- Norma vjetore e interesit deri në 2.80%
- Principali i depozitës mund të shtohet gjatë gjithë kohëzgjatjes së depozitës, duke përfituar interesa.
- Depozita nuk ka kufizim në shumë dhe numër veprimesh për të shtuar.
- Depozita mund të shtohet si në degë (me transaksione cash ose transfertë nga llogaria) ashtu edhe nga Online Banking.
- Normat e interesit ndryshojnë në varësi të shumës së depozitimit.
- Interesat e depozitës përfitohen në maturim të kontratës së depozitës.
- Shuma minimale e depozitës: 100’000 LEK
- Tërheqja para afatit të maturimit:
- Nëse klienti tërheq pjesërisht ose plotësisht depozitën përpara afatit të maturimit, në çdo rast do të konsiderohet si mbyllje e depozitës përpara afatit duke humbur interesat e mbledhur deri në atë moment.
- Rinovim automatik: Po, depozita mund të rinovohet automatikisht sipas normave të interesit të depozitës standarte me afat 12-muaj në momentin e rinovimit.
- Për të gjithë klientët pensionistë të cilët marrin pensionin në ABI Bank, ofrohet +0.2% mbi normat e publikuara të produktit (referuar tabelës më poshtë).
- Interesat e tabelës më poshtë aplikohen për fonde të reja.
Tabela e Interesit
| Shuma LEK | Norma vjetore e interesit |
| 100'000 – 4’999'999 | 2.20% |
| 5’000'000 – 9’999'999 | 2.40% |
| 10’000'000 – 19’999'999 | 2.60% |
| Mbi 20’000'000 | 2.80% |
Karakteristikat e depozitës në monedhën EUR dhe USD
- Afati: 12 muaj
- Monedha: EUR / USD
- Norma vjetore e interesit deri në 2.50%
- Principali i depozitës mund të shtohet gjatë gjithë kohëzgjatjes së depozitës, duke përfituar interesa.
- Depozita nuk ka kufizim në numër dhe në shumë veprimesh për të shtuar.
- Depozita mund të shtohet si në degë (me transaksione cash ose transfertë nga llogaria) ashtu edhe nga Online Banking.
- Normat e interesit ndryshojnë në varësi të shumës së depozitimit.
- Interesat e depozitës përfitohen në maturim të kontratës së depozitës.
- Shuma minimale e depozitës: 1’000 EUR / 1’000 USD
- Tërheqja para afatit të maturimit:
- Nëse klienti tërheq pjesërisht ose plotësisht depozitën përpara afatit të maturimit, në çdo rast do të konsiderohet si mbyllje e depozitës përpara afatit duke humbur interesat e mbledhur deri në atë moment.
- Rinovim automatik: Po, depozita mund të rinovohet automatikisht sipas normave të interesit të depozitës standarte me afat 12-muaj në momentin e rinovimit.
- Për të gjithë klientët pensionistë të cilët marrin pensionin në ABI Bank, ofrohet +0.2% mbi normat e publikuara të produktit (referuar tabelës më poshtë).
- Interesat e tabelës më poshtë aplikohen për fonde të reja.
Tabela e Interesit
| Shuma Euro dhe USD | Norma vjetore e interesit |
| 1'000 - 49'999 | 2.00% |
| 50'000 - 99'999 | 2.20% |
| 100'000 - 199'999 | 2.40% |
| Mbi 200'000 | 2.50% |
Për më shumë informacion mbi depozitën Shto & Rrit, lexoni Buletinin e Depozitave.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të drejtoheni në një nga degët tona në Tiranë apo në rrethe.
OFERTË E LIMITUAR NË KOHË
_____________________________________
Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Sipas ligjit ‘’Për Sigurimin e Depozitave’’ nr.53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozitat në Bankën Amerikane të Investimeve sh.a sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.


