Publikime
Home > Publikime > Për publikun
Një etapë e re suksesi për ABI Bank; tashmë NOA pjesë e saj.
NOA SHA prej datës 27 nëntor 2025, është pjesë e Bankës Amerikane të Investimeve SHA (ABI Bank), në vijim të një procesi bashkimi me përthithje të miratuar nga Banka e Shqipërisë, i cili sjell një etapë të re suksesi për ABI Bank.
Pas një dekadee aktiviteti me rritje të qëndrueshme, rezultate të shkëlqyera dhe përfitueshmërinë më të lartë në tre vitet e fundit, dhe së fundi me përthithjen e NOA, Banka vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj në tregun financiar.
Bashkimi me përthithje, ku produktet NOA do të jenë një pjesë e rëndësishme biznesi e ABI Bank, sjell rritje të kapaciteteve, dyfishim të degëve, gamë më të madhe produktesh e shërbimesh, përmes zgjidhjeve financiare të dedikuara, duke ofruar mundësi të reja për individët dhe bizneset.
Vizioni i ABI Bank, vijon të jetë i fokusur në dhënien e një eksperience të integruar bankare, përmes inovacionit, profesionalizmit dhe standardeve të larta të shërbimit. ABI Bank së bashku me NOA, do të vazhojnë të mbeten të përkushtuar në marrëdhënie me klientët, partnerët e bashkëpuntorët.
Informacione më të hollësishme mund të merrni në çdo degë nën logon e ABI Bank dhe stafi ynë profesional, do t’ju mundësojë zgjedhje të personalizuara në çdo situatë.
Kontributi ynë në zhvillimin ekonomik, investimi në sektorët më të rëndësishëm në vend, e mbi të gjitha investimi në optimizëm, do të vazhdojnë të jenë drejtimi ynë kryesor.
Së bashku fillojmë një etapë të re suksesi!


