Biznese të Mesme dhe Mëdha

Home > Biznese të mesme dhe mëdha > Transferta parash

Transferta Ndërkombëtare SEPA

SEPA NË SHQIPËRI

Më shpejt. Më lirë. Më e sigurt.

ABI Bank është zyrtarisht pjesë e SEPA nga data 7 tetor 2025, një arritje e sistemit bankar shqiptar i cili integrohet në sistemin evropian të pagesave.

Çfarë është SEPA?

SEPA është Zona Unike e Pagesave në Euro, e cila mundëson që pagesat ndërkombëtare të jenë të thjeshta, të shpejta dhe të sigurta.

SEPA është nismë e Bashkimit Evropian (Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Këshillit Evropian të Pagesave), për të krijuar një zonë unike të pagesave mes shteteve pjesëmarrëse.

Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kanë llogaritë e tyre në vendet anëtare të SEPA, mund të dërgojnë dhe të marrin pagesa në Euro, duke ndjekur rregulla dhe standarte të njëjta, pavarësisht vendodhjes së tyre.

Cilat janë shtetet pjesëmarrëse në SEPA?

Zona gjeografike e SEPA përfshin shtetet që janë pjesë e BE-se (27 shtete) si dhe shtete të tjera jashtë BE si Zvicra, Islanda, Norvegjia, Lihtenshtajni, Monako, San Marino, Andora etj, duke përfshirë 41 shtete në total. 

Cilat janë përfitimet kryesore të SEPA:

a)      Transferat më të shpejta.

b)      Transferta më të lira.

c)      Transferta më të sigurta.

d)      Lehtësi për individin dhe biznesin

SEPA standartizon pagesat ndërkombëtare në Euro drejt çdo vendi të zonës SEPA. 

X