Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Specialist ne Departamentin MIS BI
Pozicioni: Specialist ne Departamentin MIS BI
I raporton: Drejtuesit te Departamentit te MIS BI
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 22 Gusht 2025
Pershkrimi i Rolit:
Specialisti i Departamentit te MIS BI luan nje rol kyç ne mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e grupeve komplekse te te dhenave, duke i shnderruar keto te dhena ne raporte dhe dashboarde te cilat ndihmojne ne vendimmarrje strategjike brenda Bankes.
Pergjegjesite Kryesore:
Mbledhja e te dhenave nga burime te ndryshme, duke perfshire databazen e sistemit qendror te Bankes, sistemet satelitore, spreadsheet-et dhe burime te tjera.
Sigurimi i saktesise, plotesise dhe qendrueshmerise se te dhenave permes proceseve te pastrimit dhe integrimit te te dhenave.
Analizimi ne detaje i kerkesave te shkruara te biznesit per raporte te reja ose modifikimi i atyre ekzistuese dhe hartimi i zgjidhjeve perkatese qe duhet te jene te pajtueshme me sistemet ekzistuese te softuereve dhe pajisjeve te Bankes.
Pershtatja e raporteve dhe tabelave sipas kerkesave specifike te departamenteve dhe perdoruesve te ndryshem.
Bashkepunimi dhe koordinimi me departamente te tjera brenda Bankes.
Kritere formale:
- Diplome universitare ne Informatike Biznesi, Shkenca Kompjuterike ose fusha te ngjashme.
- 1-3 vjet pervoje pune ne analizen e te dhenave, inteligjencen e biznesit ose analist raportimi.
- Njohuri te forta te produkteve dhe sherbimeve bankare, duke perfshire depozitat, llogarite, kredite, kartat e kreditit dhe produktet e investimit.
- Aftesi ne mjetet e manipulimit dhe analizes se te dhenave si TSQL.
- Pervoje me platformat BI si Tableau, Power BI, Report Builder ose te ngjashme.
- Aftesi te shkelqyera analitike, te te menduarit kritik dhe te zgjidhjes se problemeve.
- Njohuri shume te mira te paketes MS Office.
- Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze (te folur dhe te shkruar).
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.