Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist i Sektorit te Pagesave Kombetare

Pozicioni:   Specialist i Sektorit te Pagesave Kombetare

I raporton:   Pergjegjesit te Sektorit te Pagesave Kombetare

Vendndodhja:  Tirane

Afati i fundit i aplikimeve: 10 Gusht 2025

Pershkrimi i Rolit:

Specialisti i Sektorit te Pagesave Kombetare siguron ekzekutimin ne kohe dhe te sakte te pagesave hyrese dhe dalese, ne monedhe vendase (LCY), duke zbatuar praktikat me te mira bankare.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Kryerja e te gjitha proceseve te nevojshme CBS, SWIFT, AIPS/AECH per te siguruar ekzekutimin e transfertave kombetare hyrese dhe dalese te klienteve.
  • Komunikimi me Bankat Korrespondente / Njesite e perfshira brenda Bankes per zgjidhjen e problemeve operacionale lidhur me transfertat kombetare.
  • Procesim i skedareve te pagave te klienteve dhe te Njesive te tjera te bankes, kryerja e kontrolleve dhe raportim mbi rezultatet e perpunimit te tyre.
  • Pjesemarrje ne testimet dhe ndjekjen e zhvillimit / zbatimit te produkteve te Pagesave Kombetare, ne bashkepunim me Njesite e tjera pergjegjese brenda Bankes.
  • Raportimi ad hoc dhe periodik i raporteve sipas kerkesave.
  • Kryerja e detyrave te tjera te caktuara nga Supervizori sipas nevojave te Bankes.

Kritere formale:

  • I diplomuar ne deget Kontabilitet, Finance-Banke, apo fusha te ngjashme.
  • Te pakten 3 vjet experience ne sektorin Bankar, e preferueshme ne fushen e operacioneve dhe transfertave.
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze ne te shkruar dhe te folur
  • Aftesi te mira bashkepunimi dhe nderveprimi me koleget
  • Aftesi praktike dhe analitike
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe negocimi

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1-         Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]

2-         Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X