Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Menaxher i Produkteve te Kredise
Pozicioni: Menaxher i Produkteve te Kredise
I raporton: Drejtorit te Divizionit te Produkteve dhe Segmenteve te Biznesit
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 07 Korrik 2025
Pershkrimi i Punes:
Menaxheri i Produkteve te Kredise eshte pergjegjes per hartimin, zhvillimin, promovimin dhe monitorimin e performances se produkteve te kredise dhe sherbimet e lidhura me to per Segmentin Individ dhe Biznes, ne perputhje me objektivat dhe strategjine e Bankes.
Gjithashtu, ky rol duhet te vleresoje zhvillimet e tregut, ofertat e bankave konkurrente dhe nevojen e klientit me qellim krijimin e produkeve/programeve te pershtashme per te maksimizuar perfitueshmerine e Bankes duke siguruar njekohesisht nje nivel te larte te kenaqesise dhe mbajtjes se klientit.
Pergjegjesite Kryesore:
- Zhvillon, ekzekuton dhe koordinon dizenjimin dhe zhvillimin e produkteve te kredise, perfshire krijimin e produkteve te reja dhe/ose ndryshimin e karakteristikave/tipareve te produkteve ekzistuese, perditesimin e vazhdueshem te tyre.
- Merr pjese ne pergatitjen e buxhetit vjetor ne lidhje me portofolin e kredise Retail dhe ne vendosjen e objektivave vjetore, se bashku me Drejtuesin e Divizionit te Segmenteve dhe Produkteve, Drejtuesin e Njesise se Bankingut Individual dhe CFO.
- Eshte pergjegjes per koordinimin e te gjitha paleve te perfshira ne implementimin e produkteve dhe sherbimeve ne portofolin e tij/saj, qofshin keto te reja dhe/ose ndryshime/perditesime ne karakteristikat dhe proceset e produkteve ekzistuese.
- Bashkepunon ne hartimin e politikave te cmimeve per produktet dhe sherbimet me qellimin ruajtjen e objektivave te perfitueshmerise te vendosura nga Banka, duke perfshire normat e interesit, komisionet etj. Negocion termat dhe kushtet preferenciale.
- Pergjegjes per monitorimin e tregut per te identifikuar ecurine e tij, nevojat e klienteve, si dhe sjelljen e konkurrences.
- Pergatit raporte periodike dhe monitoron ecurine e produkteve, perfshire te dhena mbi ecurine e tyre, te tregut dhe kenaqesise se klienteve.
- Siguron qe te gjithe produktet dhe sherbimet ne menaxhim ne portofolin e tij/saj, te jene ne perputhje me rregulloret e brendshme dhe ato te jashtme qe i prekin ato.
- Pergjegjes per perditesimin e vazhdueshem dhe te rregullt te informacioneve dhe dokumentave qe lidhen me produktet dhe sherbimet si ato per perdorim te brendshem, ashtu dhe ato per publikim ne website te bankes apo ne deget e saj.
- Ofron suport te vazhdueshem per punonjesit e rrjetit te degeve ne lidhje me kushtet e produkteve, zbatimin e procedurave si dhe organizon trajnime per ta.
Kritere formale:
- Diplome Universitare ne Ekonomi, Finance ose te ngjashme
- Minimumi 3 vite experience pune te lidhur me produktet dhe sherbimet bankare ose fusha te ngjashme
- Njohuri shume te mira te produkteve dhe sherbimeve bankare
- Njohuri ne fushen Finances, Marketingut dhe sektorit bankar ne teresi
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe nderpersonale
- Aftesi shume te mira bashkepunimi dhe te punes ne grup
- Aftesi per te punuar dhe koordinuar punen ne presionin e afateve kohore
- Aftesi shume te mira organizimi
- Nivel shume i mire i gjuhes angleze (e folur dhe e shkruar )
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.