Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

ABI Bank në Eventin “Rruga drejt Suksesit”

Për të dytin vit, në Pallatin e Kongreseve u organizua eventi më i madh i trajnimit në Shqipëri “Rruga drejt Suksesit”, i cili mblodhi  2,000 profesionistë të fushave të ndryshme të etur për të ndërmarrë hapat e duhur drejt suksesit. Në këtë aktivitet me vlera të veçanta dhe inspirues, ku ABI Bank ishte Sponsor Silver, ishin prezentë dhe një grup punonjësish të Bankës Amerikane të Investimeve, përfaqësues të njësive të shitjes, si dhe departamente të tjera të Zyrave Qendrore.

  • A Dëshiron Të Bëhesh Më i Suksesshëm?
  • A është suksesi në dorën tënde?
  • Si mund t'i arrish më shpejt dhe më lehtë ëndrrat e tua?
  • Si mund të kapësh nivelet më të larta të suksesit edhe kur rrethanat nuk janë të favorshme?
  • Si mund të kesh sukses në vazhdimësi?

Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave iu dha përgjigje gjatë eventit unik të organizuar në Pallatin e Kongreseve nga Z. Vasil Naçi, një prej sipërmarrësve më të suksesshëm në Shqipëri dhe rajon.

Të ardhurat e mbledhura nga ky aktivitet do të shkojnë të gjitha për bamirësi. Aty ku ka sukses ka gjithmonë vend për mbështetje të kauzave me impakt të rendësishëm social.

X